KULTURĖ
“Enver Hoxha” i Fevziut, njė biografi qė duhet lexuar
Si e shohin librin “Enver Hoxha” tė autorit Blendi Fevziu studiuesi Aurel Plasari, historiania Nevila Nika, gazetari Baton Haxhiu dhe njė njohės i mirė i librit dhe medias si Remzi Lani

Njė libėr qė i ka shitur deri tani 32 mijė kopje dhe qė ende kėrkohet nga njė treg i etur pėr tė pasur biografinė e parė bazuar nė dokumente pėr Enver Hoxhėn, diktatorin mė tė egėr tė bllokut komunist tė Lindjes. Por pėrtej tirazheve rekord qė libri i Blendi Feziut “Enver Hoxha” ka shėnuar nė tregun mbarėshqiptar tė librit, nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, diskutimet dhe debatet rreth tij janė ndalur mbi faktet, dokumentet, dėshmitė e rralla qė gazetari Blendi Fevziu ka renditur me aq kujdes, duke skalitur figurėn e vėrtetė tė njė njeriu qė mbajti peng Shqipėrinė pėr 50 vjet me radhė, por qė, pasi ke lexuar kėtė libėr, bindesh se shumė gjėra nuk i ke ditur e shumė tė vėrteta tė janė fshehur. Ndoshta pėr kėtė arsye, biografia e gazetarit Blendi Fevziu vazhdon tė mbajė gjallė debatin rreth figurės sė Enver Hoxhės edhe pas 20 vjetėsh pluralizėm. Ata qė e kanė lexuar kanė kuptuar shumėēka, ata qė refuzojnė ta lexojnė e kanė gjithsesi nė fokusin e diskutimeve, e ata qė presin ta blejnė nuk do t’i shpėtojnė tundimit pėr ta lexuar librin “Enver Hoxha” tė autorit Blendi Fevziu. Por si e shohin librin e autorit Blendi Fevziu studiuesi Aurel Plasari, historiania Nevila Nika, gazetari Baton Hxhiu, dhe njė njohės i mirė i librit dhe medias si Remzi Lani.

Aurel Plasari: “Enver Hoxha”, njė libėr qė duhet lexuar

Aurel Plasari ėshtė njė ndėr ata qė Fevziu nuk harron kurrė ta falėnderojė pėr ndihmėn qė i ka dhėnė pėr tė shkruar tė parėn biografi tė udhėheqėsit komunist tė shqiptarėve. Pėr Plasarin, libri i Blendi Fveziut titulluar “Enver Hoxha”, ėshtė njė libėr qė asesi nuk duhet humbur pėr t’u shfletuar. “Libri i Blendi Fevziut ėshtė njė libėr i mirė, njė libėr qė duhet lexuar. Sigurisht qė ne jetojmė nė njė shoqėri ku ėshtė normale qė ka dhe njerėz qė nuk duan ta lexojnė ose tė mos e pėlqejnė. Ata qė nuk e pėlqejnė e kanė njė alternativė, kanė disa tonelata me kujtimet e Enverit dhe tė vazhdojnė tė ushqehen me to. Tė tjerėt, qė janė mbingarkuar dhe neveritur nga ato tonelata, ėshtė mirė tė lexojnė librin e Fevziut. Nė njė mjedis ku ka sundimin e vet edhe kultura e thashethemit Fevziu i ėshtė ruajtur me shumė kujdes dhe i ka qėndruar larg asaj kulture. Mendoj se kjo ėshtė falė profilit tė Blendi Fevziut si gazetar dhe tiparit tė tij kryesor si gazetar i qytetėruar. Pėrsa i pėrket marrėdhėnieve me historianėt, autori i librit ėshtė nė rregull, sepse historianėt e kanė shumė tė nevojshme largėsinė nė kohė, distancimin e ngjarjeve, jo aq pėr faktet sesa pėr interpretimin e tyre. Si tė themi, pėr ta kjo ėshtė njė periudhė distancimi pjekurie, qė, kur tė vijė momenti, historiani t’i lėrė faktet me barrė. Kjo do kohė, do mjaft vite qė tė vijė. Gazetarėt nė kėtė aspekt janė mė tė shpejtė me kėto lloj botimesh dhe librash”.

Baton Haxhiu: Pas kėtij libri, Hoxha pėr Kosovėn nuk ekziston mė

Njė prej tė vėrtetave mė tė rėndėsishme qė Blendi Fevziu zbulon me dokumentet qė sjell nė kėtė libėr janė padyshim raportet e Enver Hoxhės me Kosovėn. Pėr gazetarin dhe analistin Baton Haxhiu, pasi kosovarėt tė lexojnė kėtė libėr, Enver Hoxha nuk do tė ekzistojė mė pėr ta. “Realisht Blendi Fevziu si gazetar e ka arritur maksimumin e historisė sė rrėfimit pėr Enver Hoxhėn. Ai e ka bėrė Enver Hoxhėn qė tė flasė nė variantin mė tė keq tė mundshėm edhe pėr ata qė Hoxha u ka bėrė tė mira ose copa tė mira. Nė jetėn e tij politike Fevziu e shfaq totalisht tė zhveshur. Sidomos nė raport me Kosovėn, ai ka bėrė njė kthjellje te ne, qė kemi besuar se Enver Hoxha ka bėrė diēka pėr Kosovėn. Realisht kjo ėshtė edhe njė dhimbje, pėr arsye se njerėzit nė Kosovė kanė ndėrtuar njė iluzion pėr figurėn e Enverit dhe t’ua rrėnosh me librin e Fevizut do tė thotė t’i kthesh nė njė periudhė tė vuajtjes sė dytė. Sepse shumica e njerėzve nė Kosovė e kanė pas njė vuajtje pėr shkak tė Enver Hoxhės, pėr shkak tė bindjes qė kanė pas se Enver Hoxha ka qenė njeriu i duhur. Libri i Blendi Fevziut pėr herė tė dytė i ka bėrė kėta njerėz tė vuajnė pėr atė qė kanė qenė dikur dhe kjo ėshtė dhimbja mė e madhe. Ėshtė dashur kjo e vėrtetė e Kosovės, se, pa kėtė tė vėrtetė, ne nuk kemi mundur tė shohim pėrpara; pa kėtė tė vėrtetė, nuk kemi mundur tė ndahemi nga konflikti dhe urrejtja njėri me tjetrin; dhe fakti qė kjo urrejtje ėshtė ndėrtuar mbi figurėn e Enver Hoxhės dikur, tash ėshtė diēka qė ėshtė tejkaluar. Ata qė e kanė lexuar librin dhe e kanė pėrfolur librin nė Kosovė kanė kuptuar njė gjė qė tash e kanė mbyllur kapitullin me Shqipėrinė e Enver Hoxhės dhe Shqipėria e Enver Hoxhės pėr ne nė Kosovė nuk ekziston mė”.

Nevila Nika: Shqiptarėt kanė etje pėr libra tė tillė

Drejtoresha e Arkivit Qendror, Nevila Nika, ka ofruar gjithė ndihmėn e institucionit qė drejton pėr autorin Blendi Fevziu, pėr tė ndėrtuar me sa mė vėrtetėsi figurėn e Enver Hoxhės. Por nė kėtė rast ajo preferon tė flasė si njė ndėr lexueset e para tė librit. “Unė kam pasur fatin ta lexoj librin para se tė dalė nė shtyp. Nėse do tė nisesha si lexuese dhe jo si arkiviste apo historiane, mund tė them se ėshtė njė libėr jashtėzakonisht i kėndshėm, qė e lexon me njė frymė. Duke pasur parasysh se shqiptarėt janė njė popull pak sa i veēantė, qė kanė ditur shumė pak edhe pėr vitet e kaluara, por edhe pėr ditėt qė jetonin, ky libėr ėshtė kaq i kėrkuar dhe dėshiruar nga publiku, pėr shkak se ėshtė njė pasqyrim i asaj qė ne jetuam dhe qė shpesh herė mundohemi dhe ta harrojmė, por nė fakt kujtesė duhet tė kemi edhe pėr atė kohė. E duke qenė njė popull pak i informuar, por edhe kur e kishim informacionin ishim tė keqinformuar, gjithmonė do tė ketė etje pėr tė lexuar libra tė tillė, pėr qenė sa mė afėr tė vėrtetės”.

Remzi Lani: Kjo Biografi ėshtė thelbi i profilit politik dhe njerėzor tė Enver Hoxhės

Pėrkundėr zėrave se libri i Enver Hoxhės, i Blendi Fevziut, nuk ėshtė mirėfilli biografi, njė njohės i mirė i librit, por dhe i medias, Remzi Lani thotė se me kėtė libėr Blendi Fevziu ka kapur thelbin e profilit politik dhe njerėzor tė Enver Hoxhės. “E para, mendoj se ky ėshtė njė libėr qė sjell disa gjėra tė reja. E dyta, libri ėshtė organizuar nė njė mėnyrė shumė interesante, ku nuk merr pėrsipėr tė bėjė biografinė e gjithė jetės sė Enver Hoxhės. Nė traditėn e botimeve biografike (p.sh. si tė Montefiores), Fevziu ka kapur njė aspekt tė figurės sė Enver Hoxhės: sesi ai ua hėngri kokėn njėri pas tjetrit tė gjithė miqve dhe armiqve tė vet. Kjo ėshtė linja qė ka ndjekur Fevziu, dhe kėsaj linje i qėndron deri nė fund, dhe kėtė linjė ai e pėrshkruan me siguri. Biografi tė tjera mund tė kapin aspekte tė tjera tė Enver Hoxhės, p.sh. marrėdhėniet e tij me botėn apo mosmarrėdhėniet e tij me botėn, ideologjinė e Enver Hoxhės apo mosideoligjinė etj. Por ky libėr ka kapur atė qė ėshtė nė tė vėrtetė thelbi i profilit politik dhe njerėzor tė Enver Hoxhės: eliminimin e miqve dhe armiqve, tė ēdo gjėje qė atij i dilte pėrpara.” Por Lani vlerėson ndėr tė tjera edhe stilin e tė shkruarit tė gazetarit Blendi Fevziu. “Pėrveē tė tjerave, them se ėshtė njė libėr i shkruar jashtėzakonisht bukur. Unė kam pasur rastin ta lexoj nė proces, qė kur Blendi kishte 50 faqet e njė boceli, dhe ėshtė njė libėr i shkruar mjaft bukur e tėrheqės. Nė biografi si kėto ka shumė rėndėsi edhe mėnyra sesi shkruhet, nganjėherė mundet qė edhe njė personazh aspak tėrheqės tė pėrshkruhet me mjetet tėrheqėse tė tė shkruarit dhe Blendi ka arritur ta bėjė kėtė”.

© ZHURNAL.mk
(8.236 herė i lexuar)     publikuar mė 22.12.201109:25 nga X.J.
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Get our toolbar!
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.