KURIOZITETE
Ngrihet nga varri, kėrkon ujė dhe vdes pėrsėri
Njė 2-vjeēar u ngrit nga arkivoli nė tė cilin ishte vendosur nė pritje tė varrimit dhe kėrkoi ujė, pėrpara se tė shtrihej pėrsėri i pajetė nė tė.

Lajmi pothuajse i pabesueshėm raportohet nga mediat braziliane.

Sipas uebsajtit “ORM”, zemra e Kelvin Santos pushtoi sė rrahuri gjatė trajtimit pėr njė pneumoni nė njė spital nė Belem, nė Brazilin e veriut, tė premten e shkuar.

Pasi u deklarua i vdekur, trupi iu rikthye familjes, pėr ta varrosur sipas riteve pėrkatėse.

Nė bazė tė traditės braziliane, trupi qėndron nė shtėpi pėr njė ditė, pėrpara se tė dėrgohet nė banesėn e fundit.

I mituri u vendos nė njė arkivol tė hapur, pranė tė cilit qėndronin familjarėt e pikėlluar, kur befas, pranė mėngjesit, ai u ngrit nga arkivoli pėr tė kėrkuar ujė.

Tė shtangur dhe tė tmerruar, tė pranishmit filluan tė ulėrasin, tė luten dhe tė qajnė nga gėzimi, por teksa dikush i ofroi ujė, 2-vjeēari e piu dhe mė pas u shtri pėrsėri i pajetė nė arkivolin e tij.

”Tė gjithė nisėn tė bėrtasin, nuk u besonim syve. Menduam se ndodhi njė mrekulli dhe se djali ynė ishte rikthyer nė jetė. Mė pas u shtri pėrsėri, ashtu siē ishte mė parė. U pėrpoqėm ta risillnim nė jetė, por ishte e pamundur. Kelvin ishte pėrsėri i vdekur”, rrėfeu babai, Antonio Santos.

Prindėrit e dėrguan mė pas sėrisht nė spital 2-vjeēarin, ku i bėnė tė qartė edhe njė herė se ai ishte i vdekur. Nė kėto kushte, e vetmja gjė qė mundėn tė bėnin tė afėrmit ishte tė shtynin ceremoninė mortore me njė ditė, pėrpara se ta varrosnin ditėn e hėnė, nė njė varrezė tė qytetit tė tyre.

Nė raportin e spitalit, shkruhej se 2-vjeēari mbėrriti nė tė nė gjendje kritike dhe se ndėrroi jetė nga njė bllokim kardio-respirator. Pretendimet e prindėrve pėr ringjalljen e shkurtėr mbeten tė pambėshtetura nga teoritė shkencore. /tch/
 
© ZHURNAL.mk
(6.316 herė i lexuar)     publikuar mė 06.06.201217:13 nga R.Z.
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Get our toolbar!
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.