Last update: 12:50BallinaMarketinguImpressumKontaktZhurnal MobileFacebookRSS
Platforma MaqedoniaPlatforma KosovėPlatforma Shqipėri
24.04.2014   -   12:14
Ēfarė rrezikojnė fėmijėt nė stinėn e pranverės
24.04.2014   -   11:15
VIDEO: Gruevski: Zaev nėse humb nė Strumicė, tė dorėhiqet
24.04.2014   -   11:10
VIDEO: Pendarovski: Shqiptarėt me votėn e tyre ndėshkojnė Ivanovin
OPINION
Qeveri e papėrgjegjėsisė totale nė raport me objektivat strategjike tė vendit
Qeveria Gruevski-Ahmeti është rezultat i një procesi zgjedhor i cili u karakterizua me kushte të pabarabarta konkurrimi,i shoqëruar me financim dhe korruptim masiv informal të partive fituese, fakt ky që tashmë mori edhe verifikimin institucional nëpërmjet raportit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe kontrollit të kryer nga Enti shtetëror për revizion

Rufi Osmani

Në 100 ditët e para të qeverisjes, vlerësimet e RDK-së shpalosura me rastin e konstituivit të saj, jo vetëm që janë konfirmuar, por tashmë bile edhe janë tejkaluar në aspekt negativ.
Qeveria Gruevski-Ahmeti është rezultat i një procesi zgjedhor i cili u karakterizua me kushte të pabarabarta konkurrimi,i shoqëruar me financim dhe korruptim masiv informal të partive fituese, fakt ky që tashmë mori edhe verifikimin institucional nëpërmjet raportit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe kontrollit të kryer nga Enti shtetëror për revizion. Pra, bëhet fjalë për një mandat qeverisës të bazuar në korrupsion elektoral dhe i menaxhuar në mënyrë korruptive edhe gjatë 100 ditëve të para.

I vetmi subjekt politik i cili nga komisioni Antikorrupsion kishte financim legal dhe të pastër në kuptim të prejardhjes së parave dhe destinimit ligjor të shpenzimeve elektorale, ishte RDK-ja, një fakt ky që manifeston kredon morale politike për të vazhduar me aktivitetin politik pavarësisht rezultatit zgjedhor.

Ajo që është me rëndësi për t’u analizuar, është fakti se në radhitjen e prioriteteve qeveritare, zhvillimi ekonomik i paraprin procesit të integrimit euroatlantik të vendit përkundër faktit që pikërisht bllokimi i procesit të integrimit të vendit ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe në margjinalizimin e vendit nga agjenda e investitorëve seriozë të jashtëm dhe është shkak për mosshfrytëzimin e fondeve serioze financiare nga BE-ja dhe institucionet  tjera  ndërkombëtare.

- Resorët qeverisës dhe kuadrot si tregues relevant i fuqisë politike të partnerëve qeveritar argumentojnë pozitën dominante të VMRO –së              
Fakti që Kryeministri, Ministria e Financave, ajo e Punëve të brendshme, Transportit, Punëve të Jashtme, Politikës Sociale, Bujqësisë, Shëndetësisë dhe institucionet kryesore ku grumbullohen dhe alokohen paratë publike dhe ku ndikohet në sigurinë e qytetarëve dhe në rendin publik, janë me menaxhim absolut të VMRO-së argumenton edhe në këto 100 ditë, pozitën dominuese të kësaj partie dhe pozitën tepër inferiore të BDI-së edhe në  këtë qeveri, ngjashëm me qeverinë paraprake. 

Arsyetimet e disa zyrtarëve te lart të BDI se gjoja vullnetarisht kan hekur dorë nga menaxhimi me doganat, drejtoria e të hyrave publike dhe me drejtorin për kundërzbulim nuk janë gjë tjetër përveç se një shpjegim amatoreskt për një dështim të plotë ne ndarjen e resorëve qeveritar.  

Kuadrot dhe kombinatorika e kuadrove dhe të resorëve në qeverinë e re, pa diskutim se nuk respektojnë kriteret e kompetencës dhe integritetit moral dhe për pasojë rezultatet në qeverisje, tashmë dëshmohen si minore. Në veçanti janë të dëmshme, në kuptim të realizimit të objektivave qeveritare, bartjet e ministrave dhe zëvendës ministrave nga resorët që janë te afërta me profesionet e tyre, në resorë te tjerë  ku ministrat janë jokompetentë në kuptim profesional  dhe të përvojës.

Vlen të theksohet fakti se në këtë qeveri ka individë në poste ministrore kundër të cilëve ka aktpadi për vepra të rënda të krimit urbanistik dhe fiskal, ndërsa tashmë së fundi u zbulua se ka edhe përfaqësues në ambasadat e huaja të cilët  s’kanë kurrfarë integriteti moral dhe politik.
Me një qeveri me kapacitete kadrovike diskutabile dhe me një marrëveshje qeveritare shumë problematike kan qen e pritur që 100 ditët e para të jenë muajt e kontinuitetit në dështimin qeverisës.

-Cilët janë dështimet kryesore të kësaj qeverie në 100 ditët e para, bazuar ne prioritetet e
 përcaktuara?

I. Dështimi në politikën e jashtme i manifestuar me progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian.

Progres-raporti i fundit i BE-së manifeston status kuonë e vendit që nga viti 2001, duke mbetur shumë prapa vendeve të rajonit me pasoja shumë negative për realizmin e objektivit bazë të qeverisë - zhvillimin e përshpejtuar ekonomik. Disharmonia e theksuar në  interpretimin e Progres-raportit në mes të kryeministrit Gruevski dhe zv/kryeministres për integrim znj. Arifi  për dokumentin e njëjtë, manifeston një dualitet të patolerueshëm në mes dy politikave duale të cilat në esencë duket se janë të kundërta, ndërsa në realitet janë të njëjta në kuptim të vendimmarrësve (tandemit Gruevski-Ahmeti).

Manifestimi i nacionalizmit të rrejshëm në 20 vjetorin e pavarësisë së vendit dhe konfrontimi publik me qëndrimet e BE-së dhe te komisarit Fyle, nëpërmjet të ashtuquajturve intelektualë dhe shoqatave joqeveritare për gjoja ruajtjen e identitetit nacional dhe gjuhësor maqedonas, manifestojnë kulmin e  politikës anti-intgruese dhe mohimin e drejtpërdrejtë të karakterit multientik të vendit.
Duhet te ripërsërisim me këtë rast se çështja kryesore që është temë e bisedimeve ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, është emri ndërkombëtar i vendit IJRM (FYROM ) dhe gjetja e një alternative tjetër për zëvendësim dhe jo emri për përdorim të brendshëm (Republika e Maqedonisë) sepse ky emër është ndryshuar që në vitin 1993 me marrëveshjen e përkohshme me të cilën vendi u bë anëtar në  Kombet e Bashkuara.

Tentimi i luajtjes së rolit të opozitës në qeveri nga z.Ahmeti nëpërmjet deklaratave verbale të kohëpaskohshme, ngjashëm  si edhe  me konferencën e fundit për shtyp të BDI-së për 100 ditët e qeverisë, si dhe injorimi dhe ironizimi i të njëjtave qëndrime nga z.Gruevski, pasqyron marrëveshjen e tyre për të manipuluar opinionin publik në vazhdimësi në lidhje me procesin e integrimit të vendit.
Imitimi i rolit dhe pozitës së kryeministrit të Turqisë dhe të Rusisë nga z. Gruevski, në esencë është krijimi i politikës së  vetëmashtrimit duke u krahasuar me vende me të cilat ne nuk mund të krahasohemi në asnjë drejtim.

Qëndrimi i RDK-së ka qenë parimor për këtë problem, që kontesti duhet të tejkalohet me formulën menaxheriale me të cilën u tejkalua kontesti slloveno-kroat, tashmë duket se kjo formule është e tejkaluar. Padia në Gjykatën e Hagës nga ana e Maqedonisë në lidhje me kontestin për emrin nuk do të ndryshojë asgjë  esencialisht.
Përkundër epilogut pozitiv në rastin e Kosovës në lidhje me shpalljen e pavarsisë në gjykatën e Hagës , nuk ndryshuan pozicionet e Serbisë në lidhje me kontestin me Kosovën, analogjia me Greqinë është e plotë dhe më e pafavorshme për Maqedoninë duke pasur parasysh pozicionet e avancuara greke në NATO dhe në BE.

Krijimi I koalicionit të gjërë në Greqi dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme  parlamentare ku gjasa reale për te fituar ka opozita greke, e bëjnë procesin e tejkalimit të kontestit me Greqinë edhe më problematik duke pasur parasysh qëndrimin edhe me ekstrem të opozitës greke në lidhje me këtë çështje.   

II. Dështimet e kësaj qeverie  në plan ndëretnik identifikohen me të gjitha sferat pa përjashtim.

Disa nga dështimet më kryesoret identifikohen më: miratimin e Ligjit për avancimin e përdorimit të gjuhës së popullit 20%, Ligjit për përdorim të flamurit shqiptar , dështimit të regjistrimit të popullsisë dhe lejimit të realizimit të projektit Shkupi 2014 .

Këto projekte të dështuara politike i mveshin përgjegjësinë dhe fajin historik BDI-së si parti e cila në plan politik vazhdon me degradimin e mëtejmë të të drejtave kolektive të shqiptarëve duke devalvuar përfundimisht projektin e tyre politik-Marrëveshjen e Ohrit si marrëveshja 20%  dhe marrëveshje me të cilën definitivisht populli shqiptar mbetet në statusin e pakicës etnike, përkundër gënjeshtrave permanente të cilat u bëhen shqiptarëve për gjoja statusin e popullit shtetformues nga udhëheqësit kryesorë të kësaj partie politike.   
Interpretimet  e Musa Xhaferit me rastin e 100 ditëve të qeverisë aktuale për çështjen e gjuhës, regjistrimit dhe në veçanti çështjen e flamurit manifestojnë kulmin e demagogjisë politike dhe manipulimin e skajshëm me opinionin publik. I rekomandojmë të ngarkuarit për zbatimin e MO-së të lexojë analizën e Artan Dikës - koordinator i RDK-së për komunën e Strugës, të publikuar në ueb portalin INA dhe të ballafaqohet me mosdijen e skajshme të tij përkundër faktit që mban pozicionin numër dy në qeveri.

Projekti Shkupi 2014 definitivisht ka transformuar kryeqytetin e vendit në qytet me tipare ekstreme monoetnike dhe monofetare sllave dhe antike përkundër realitetit multietnik të vendit, ky projekt është një gabim menaxherial politik i BDI-së që nuk do të falet nga gjeneratat aktuale dhe të ardhshme të popullit shqiptarë  në Maqedoni.
Injorimi i MO-së në manifestimin për dhjetëvjetorin e saj nga VMRO-ja dhe injorimi i pjesshëm në 20 vjetorin e pavarësisë së vendit nga BDI-ja, krahas sllavizimit dhe antikuizimit të Shkupit, dështimi i procesit të regjistrimit dhe akuzat e VMRO-së për gjoja 120 mijë shqiptarë të regjistruar në mënyrë fiktive në vitin 2002 dhe heshtja e BDI për këtë çështje, manifestojnë një bashkëqeverisje të çuditshme , mosbesim dhe injorim reciprok të partnerëve të koalicionit dhe nënshtrim të plotë të interesit të shqiptarëve për interesa grupore kriminale dhe korruptive tenderike të përfaqësuesve të BDI-së në qeverinë Gruevski 3.

III. Programi ekonomik i qeverisë  Gruevski 3, në esencë është vazhdimësi e programit ekonomik paraprak dhe nuk jep  përgjigje në dilemat bazike zhvillimore

Nga viti 2006 e deri më sot, borxhi publik ka shënuar rritje prej 2,5 miliard euro në 4,5 miliard euro, ose prej 48% të PBB në 65% të PBB-se. Në veçanti, në këtë drejtim është brengosëse rritja e borxhit privat nga 1,2 miliard euro në 2,8 miliard euro, me çka sektori privat i ekonomisë është para kolapsit të likuiditetit si rezultat i rritjes enorme të buxhetit të vendit që për vitin 2012 planifikohet të arrijë 2,7 miliard euro që plotësohet nga tatimet e qytetarëve dhe të bizneseve përkundër retorikës boshe për zvogëlim të tatimeve nga ana e qeverisë aktuale.
Përkundër projeksioneve tepër optimiste të qeverisë për rritje të PBB-së për 4,5%, Banka qendrore tashmë edhe zyrtarisht paralajmëron recesion si rezultat i krizës së paralajmëruar në Itali dhe në vende tjera të BE-së të cilat janë partnerë seriozë tregtar të vendit.

Rekomandimi i radhës për qeverinë Gruevski 3 që të mos jetë e befasuar tashmë siç u befasua në vitin 2008 para krizës financiare botërore kur ia kthyen para kohe huan  FMN-së, do të ishte që harmonizimi i projeksioneve makroekonomike i pushtetit ekzekutiv me pushtetin monetar është më se i domosdoshëm nëse kjo qeveri synon të ruajë stabilitetin makroekonomik si e arritura kryesore e politikave ekonomike të vendit në 20 vite të tranzicionit.
Investimet kapitale joproduktive janë një dështim shumë serioz i kësaj qeverie në vazhdimësi. Në vitet 2010 dhe 2011, 45% e investimeve kapitale janë investuar në ndërtesa dhe përmendore (Projekti “Shkupi 2014”), ndërsa për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2008 deri në vitin 2011 janë harxhuar vetëm 1,44% e të gjitha buxheteve të vendit.  
Funksionarët kryesorë të BDI-së duhet të ndërpresin manipulimin që i bëjnë popullit shqiptarë me gjoja realizimin e korridorit 8 sepse ky korridor nuk ka gjasa reale të realizohet tashmë kur Shqipëria dhe Kosova janë duke përfunduar rrugën e Kombit , ndërsa Greqi ka përfundur që moti korridorin që e lidh me Bullgarin dhe Turqinë, thjeshtë koorridori 8 ekonomikisht nuk është i leverdishëm dhe jo rastësisht nuk ka koncesioner të interesuar për ndërtimin e të njëjtit.
Analiza e strukturës së investimeve kapitale të parapara për vitin 2012 dhe deklaratat e funksionarëve të BDI-së për gjoja buxhet proporcional dhe alokim të së paku 25%  të parave publike investive në dobi të shqiptarëve, manifestojnë kulmin e  mosdijes dhe papërgjegjësisë politike sepse nëse do të ishin siguruar 25% investime kapitale për shqiptarët kjo e ka kuptimin e investimeve në lartësi prej afërsisht 100 milion euro.

Mjaft me gënjeshtra për paratë publike që ekzistojnë vetëm ne fantazinë tuaj djallëzore, ju përfaqësues të BDI-së sepse shqiptarët nuk janë të paditur siç mendoni  ju që t’i mashtroni edhe kësaj radhe.  

Kjo qeveri ka bllokuar komplet  procesin e decentralizimit fiskal dhe vazhdon me alokimin diskriminues në aspekt etnik dhe territorial të bllok dotacioneve për shkollat dhe çerdhet. Investimet kapitale në arsim, kulturë dhe në infrastrukturë  i realizon vetëm në komunat që qeverisen nga VMRO- BDI. Sa i përket  investimeve kapitale në lartësi prej 1% të PBB në funksion të zhvillimit të barabartë rajonal as që mund të bëhet fjalë jo vetëm në 100 ditët e para por edhe në periudhën nga viti 2006-2011.  
Në këtë drejtim janë tepër ironike dhe të papërgjegjshme deklaratat e përfaqësuesve të BDI-së për një pozitë shumë të fortë në këtë qeveri në krahasim me qeverinë paraprake, thjeshtë këto përfaqësues krahas faktit që kanë problem të theksuar me numrat, kanë problem edhe më të madh me dijen  dhe  moralin politik.
Dilema kryesore qe parashtrohet nga të gjithë ne, është se a ka rrugëdalje nga kjo situatë politike?

Përgjigjja është pozitive. Ekziston rrugëdalja dhe pikërisht si mostër mund të merret shembulli i fqinjit jugor - Greqisë dhe veprimi tepër racional dhe vizionar i kryeministrit Papandreu.
Tashmë është evidente se VMRO-DPMNE nuk është e gatshme të marrë përgjegjësinë për të mbyllur çështjen e kontestit të emrit me Greqinë. Nevojitet prononcim publik dhe shumë transparent se cili është qëndrimi i vërtetë i  LSDM-së për këtë çështje sepse kjo parti deri më tash, krahas kritikave, nuk ka bërë publik qëndrimin e saj të vërtetë.

RILINDJA DEMKRATIKE KOMBËTARE mendon se ekzistojnë dy alternativa të mundshme për të dalë nga ky qorrsokak politik:

1) Alternativa e parë: Krijimi i qeverisë së koalicionit të gjerë, ngjashëm si në vitin 2001 me objektiv tejkalimin e kontestit me Greqinë dhe më pas organizmin e zgjedhjeve të parakohshme së bashku me zgjedhjet e rregullta lokale , dhe

2) Alternativa e dytë: Nëse nuk realizohet alternativa e parë, lëshimi i qeverisë nga BDI-ja dhe votimi në parlament i mosbesimit të qeverisë Gruevski 3 dhe formimi i qeverisë me shumicë të re parlamentare me objektivin e njëjtë.

Rilindja Demokratike Kombëtare ofron asistencën e saj politike dhe përkrahjen nga dy deputetët  saj  pa kurrfarë kompensimi.  Formulë kjo shumë e thjeshtë dhe njëkohësisht shumë e komplikuar duke pasur parasysh se cilët subjekte politike duhet të marrin këto vendime menaxheriale me rëndësi për të ardhmen politike të vendit.

(Autori është kryetar i RDK-së)

 
(17.610 herė i lexuar)     publikuar mė 10.11.201122:02 nga X.J.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
2759
 
LAJMET E FUNDIT
QINGJI VOGĖL
POLITIKA E KRIZĖS DHE E DESTABILIZIMIT
Si do bėhet puna me rinin e Maqedonis nė hall tė madh jemi
BORĖ NĖ PRISHTINĖ DHE SHKUP
REVOLUCIONI I VONUAR I MENDUH THAĒIT
S’ka Maqedoni stabile kundėr vullnetit tė shqiptarėve
Qeverisje me njerėz tė pastėr!
Mendja nuk operohet, ilaē pėr frikėn nuk ka
Babadimri dhe Hashim Thaēi!
DRAMA JONĖ E VOGEL
Kur shteti kapet pėr fyti!
Fushata zgjedhore si mulliri pa drith
A edhe ti Afrim?!
Shtet social apo utopik
''Unė jam mė i mirė sepse vjedh mė pak se ti''!
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Kriminelėt nuk janė ēlirimitarė!...
Njeriu qė u bė dritė pėr tė mundur terrin
PDSH vs. PDSH
Fushata zgjedhore si mulliri pa drith
Tė mos japim gjithēka pėr asgjė
Integrimi i stimuluar me dezintegrim
VDEKJE HEROIKE PĖR SĖ GJALLI
Ēifliku i Xha Derallės
“Tifozėt”, “Uji helm” dhe “Ēka tė bėjnė” liderėt?!...
Lamtumirė Maqedoni e Gruevskit!...
Don Kishoti shqiptar
NJĖ POHIM I PASAKTĖ DHE NJĖ VEPRIM JODIPLOMATIK
Mendja nuk operohet, ilaē pėr frikėn nuk ka
DALLDISJE PARTIZANE
GOSTIVARI SI PARATHĖNIE E SHPRESĖS
DY BRESHKAT E KRYEMINISTRIT KOKĖ MĖ KOKĖ NĖ KABINET
Basha vs. Olldashi - virtyti pėrballė vesit!
Skema e Ali Ahmetit
SHĖRBETORI
Pėrtej polemikes me Fatos Lubonjėn!
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.
  ZHURNAL