Last update: 21:58BallinaMarketinguImpressumKontaktZhurnal MobileFacebookRSS
Platforma MaqedoniaPlatforma KosovėPlatforma Shqipėri
24.04.2014   -   18:19
“Yue Madeleine Yue” nė Teatrin ODA
24.04.2014   -   15:35
VIDEO: BDI shpalos projektet pėr gjashtėn, listės i shtohen edhe tė tjera
24.04.2014   -   14:52
VIDEO: Ahmeti: Fitore e thellė pėr realizim tė platformės sė BDI-sė
OPINION
Njė Enciklopedi nga i cili duhet tė nxjerrim shumė porosi
Esat STAVILECI

Me kėnaqėsi pranova tė shkruaj njė recension pėr librin e Afrim Mustafės me titull  “Bardhėsitė e Atdheut”, njė monografi pėr 2073 dėshmorėt e tri tri luftėrave ēlirimtare tė shqiptarėve, nė botim tė  Autorit, SHFDUĒK dhe “Zėrit tė Sharrit”, 2008. Pėrherė me kėnaqėsi kam lexuar librat e shkruar mbi bazėn e ngjarjeve dhe fakteve tė dokumentuara. Mbi bazėn e ngjarjeve dhe fakteve tė dokumentuara, shumė historianė na kanė dhuruar libra qė kanė lėnė gjurmė. 

Afrim Mustafa me librin e tij lė gjurmė duke shkruar  njė libėr nė tė cilin lexuesi do tė gjejė histori, kujtime, konstatime, vlerėsime autoriale, krahasime ngjarjesh e personazhesh, me qėllim pėr t’i shėrbyer zbulimit para lexuesve tė vėrtetave tė luftėrave nė Kosovė, nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni. Qysh nė vrojtimet e para dėshiroj tė theksoj, nė mėnyrė tė veēantė, kontributin e autorit pėr “t’i shėrbyer historisė”, siē bėn ēdo historian tjetėr kur trajton njė ngjarje nga e kaluara, mė e largėt apo mė e afėrt. Autori Mustafa ngjarjet qė i trajton, i kombinon nė mėnyrė tė natyrshme, me materialet qė i kanė ndihmuar pėr tė plotėsuar idenė e librit tė tij. Ideja e librit ėshtė qė “tė mbahen  gjallė” personazhe dhe vepra tė tyre qė kujtojnė njė histori tė flijimit tė tyre pėr “komb e atdhe”, pa “u nda gjeografikisht” apo nė pikėpamje ideologjike.

Edhe kur vėshtrohen “ndaras” ėshtė ideali ai qė i bashkon, ideal qė duhet tė na “bėjė bashkė” nė ruajtjen e kujtimit pėr ta, pavarėsisht se pėr cilin flasim a shkruajmė, pavarėsisht se nė pėrvjetorin e tė cilit “thurim lavdinė kombėtare”. Pėr tė shkruar kėtė recension tė librit tė Afrim Mustafės padashtas “kam rėnė nėn ndikimin” e Gjeneral Kudusi Lame pėr vlerėsimin qė i kishte bėrė monografisė, veēanėrisht  gjykimit tė tij pėr dėshmorėt e kombit, tė cilėt sikur i pyeste se “ku i morėn plagėt, ku i zhvilluan betejat, si i mbrojtėn shokėt, si e mbajtėn betimin para atdheut e kombit etj”., por edhe pėr pyetjet qė sikur i kishin bėrė: ”se si i kemi punėt, se sa janė realizuar detyrimet e betimit ushtarak; nėse i kemi shkolluar djemtė e vajzat, nėse i kemi kthyer tė ikurit nga atdheu prej represionit tė armikut; nėse jemi duke e rritur lavdinė kombėtare”.
Libri ėshtė njė Pėrmendore nė vetvete nė nderim tė dėshmorėve …

Ky vlerėsim i tij ma kujton njė fjalė timen qė e kisha mbajtur nė pėrvjetorin e vdekjes sė heroit legjendar Adem Jashari. Nė momente fjalė, i drejtuar nga figura e tij, pata thėnė: “me shikimin e rėndė nėn vetulla, sikur po na pyet: ne e fituam luftėn, por ju kur do ta fitoni paqen?”.Pyetja mbetet e hapur: dėshmorėt e fituan luftėn, por kush do ta fitojė paqen?. Afrim Mustafa u angazhua qė ta fitojė nė mėnyrėn e vet, me “mbamendjen” e veprave tė tyre dhe me vendosjen e emrave tė tyre nė njė “muze tė kujtesės”.  Eshtė vėshtirė tė pėrcaktosh gjininė e kėtij libri nė vėshtrim shkencor, sepse autori i tij nuk ka bėrė njė vepėr sipas kriteriumeve standarde, por njė monografi  me kujtime pėr njerėzit dhe me kujtime njerėzish me  porositė e tyre. Nė kėtė libėr, me struktura tė lirshme, autori arrin qė ta ushqejė lexuesin me informacione qė i mungonin rreth tri luftėrave dhe pishtarėve tė tyre. Fakti qė autori i librit ishte dhe vetė protagonist i ngjarjeve pėr tė cilat shkruan, veē sa ia rrisin shkallėn e besimit tė lexuesit nė vėrtetėsinė e argumenteve dhe fakteve nė tė cilat mbėshtet shkrimet e tij. Ai jo vetėm qė ishte njė dėshmitar i tyre, por edhe njė pėrjetues i tyre. Ky pozicion i tij i ka ndihmuar qė nė letėr “tė derdhė mė shumė ndjenja” tė ngjarjeve pėr tė cilat shkruan dhe “tė pėrcjellė te lexuesi nė mėnyrė mė tė ngrohtė” pjesėn e tragjedisė qė e kishte  goditur palcėn kurrizore tė njė kombi qė “ishte gjykuar pėr shfarosje”.  Deri mė sot ka pasur disa pėrpjekje pėr tė pasqyruar kėto ngjarje dhe pėr tė mos fshirė gjurmėt e tyre. Por, merita e Afrim Mustafės ėshtė qė i ka sistemuar nė njė vend, duke lidhur gjeografinė e tyre, por sikurse qė nė tė vėrtetė, ėshtė e lidhur gjeografia e kombit tė cilit i pėrket ai, sikur tė dėshironte tė afirmonte edhe nė kėtė mėnyrė, pacaptueshmėrinė e ēėshtjes kombėtare pėr tė cilėn edhe ishin flijuar personazhet nė librin e tij.

Dėshmorėt nuk luftuan pėr asnjėrėn parti, por ata ranė pėr Flamurin Kuq e Zi …

Ēdo libėr nga fusha e historisė shkruhet pėr tė pėrhapur tė vėrtetat pėr tė cilat shkruhet nė to. Afrim Mustafa ka dhėnė dhe ka thėnė shumė tė vėrteta pėr luftėrat e fundit tė shqiptarėve, pėr tė rėnėt nė to, pėr heronjtė dhe pėr dėshmorėt, pėr t’iu bėrė vend nė “historinė e kombit” qė nė kapėrcimin e dy shekujve u  kėrcėnua me ekzekutim kolektiv.     Libri i Afrim Mustafės merr vlerė tė veēantė pėr kėto kohė, sepse ende ka pėrpjekje qė tė njolloset karakteri ēlirimtar i kėtyre luftėrave qė bėn shqiptarėt nė mbrojtje tė vatanit tė vet.  Libri u ngre njė pėrmendore gjithė atyre  qė flijuan jetėn  pėr lirinė e kombit. Por edhe vetė libri ėshtė njė pėrmendore nė tė cilėn janė skalitur emrat e gjithė atyre qė shkruan historinė mė tė re tė kombit. Skalitja e tė gjithė emrave nė njė “pėrmendore tė pėrbashkėt” shihet me shumė interes pėr kombin, sepse pas luftėrave janė ndeshur tendenca pėr “tė fshirė emra” dhe pėr “tė pėrjashtuar luftėtarė” qė kanė falur  gjakun e tyre pėr tė ardhmen e kombit. Madje kishte dhe pėrpjekje pėr “tė pėrvetėsuar emra” dhe “familjarizuar luftėtarė nė parti politike”, pa vrarė mendjen se asnjėri prej tyre nuk kishte luftuar pėr asnjėrėn parti, por pėr flamurin kuq e zi. Afrim Mustafa ėshtė kujdesur qė asnjėrin prej pishtarėve tė luftėrave mos ta mbulojė “pluhuri i harresės”. Me kėtė recension nuk kam marr pėrsipėr qė tė bėjė verifikimin e materialit tė dhėnė nė libėr, as tė njė pėrmbledhėsi tė lėndės qė pėrmban ai. Kėto duhet ‘i bėjė secili lexues i tij.

E pėrgėzoj autorin e librit pėr kontributin e tij shumė tė rėndėsishėm dhe e inkurajoj pėr ndėrmarrje tė reja nė ndriēimin e fakteve nga luftėrat ēlirimtare tė shqiptarėve, nė mėnyrė qė si dėshmi tė kohės tė pėrgėnjeshtrojnė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė kontestuar karakterin dhe vlerat kombėtare tė tyre.  Tė shkruash pėr njė libėr do tė thotė t’i ftosh tė tjerėt qė ta lexojnė atė. Libri i Afrim Mustafės vlen jo vetėm qė tė lexohet, por edhe qė tė nxirren porositė prej tij.  Populli shqiptar duhet ta mbajė nė mend tė kaluarėn, nė mėnyrė qė tė mos i pėrsėritet.

(16.999 herė i lexuar)     publikuar mė 23.12.201110:00 nga X.J.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
2710
 
LAJMET E FUNDIT
QINGJI VOGĖL
POLITIKA E KRIZĖS DHE E DESTABILIZIMIT
Si do bėhet puna me rinin e Maqedonis nė hall tė madh jemi
BORĖ NĖ PRISHTINĖ DHE SHKUP
REVOLUCIONI I VONUAR I MENDUH THAĒIT
S’ka Maqedoni stabile kundėr vullnetit tė shqiptarėve
Qeverisje me njerėz tė pastėr!
Mendja nuk operohet, ilaē pėr frikėn nuk ka
Babadimri dhe Hashim Thaēi!
DRAMA JONĖ E VOGEL
Kur shteti kapet pėr fyti!
Fushata zgjedhore si mulliri pa drith
A edhe ti Afrim?!
Shtet social apo utopik
''Unė jam mė i mirė sepse vjedh mė pak se ti''!
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Kriminelėt nuk janė ēlirimitarė!...
Njeriu qė u bė dritė pėr tė mundur terrin
PDSH vs. PDSH
Tė mos japim gjithēka pėr asgjė
Fushata zgjedhore si mulliri pa drith
Integrimi i stimuluar me dezintegrim
VDEKJE HEROIKE PĖR SĖ GJALLI
Ēifliku i Xha Derallės
“Tifozėt”, “Uji helm” dhe “Ēka tė bėjnė” liderėt?!...
Lamtumirė Maqedoni e Gruevskit!...
Don Kishoti shqiptar
Mendja nuk operohet, ilaē pėr frikėn nuk ka
NJĖ POHIM I PASAKTĖ DHE NJĖ VEPRIM JODIPLOMATIK
DALLDISJE PARTIZANE
GOSTIVARI SI PARATHĖNIE E SHPRESĖS
DY BRESHKAT E KRYEMINISTRIT KOKĖ MĖ KOKĖ NĖ KABINET
Basha vs. Olldashi - virtyti pėrballė vesit!
Skema e Ali Ahmetit
SHĖRBETORI
Pėrtej polemikes me Fatos Lubonjėn!
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.
  ZHURNAL