Last update: 11:50BallinaMarketinguImpressumKontaktZhurnal MobileFacebookRSS
Platforma MaqedoniaPlatforma KosovėPlatforma Shqipėri
17.04.2014   -   11:46
McCain nė Moldavi, kritikon Perėndimin pėr pėrgjigjen ndaj Rusisė
17.04.2014   -   11:03
VIDEO: Gruevski do e padis pėr shpifje Zaevin
17.04.2014   -   10:49
VIDEO: Gruevski: E kemi programin mė tė mirė nė Evropėn Juglindore
INTERVISTA
Intervistė Ekskluzive: Letėrsia shqiptare ka rrugė tė gjatė pėr tė gjetur vetveten
Intervistė ekskluzive me shkrimtaren Aida Bode

Aida Bode ėshtė shkrimtare, poete dhe pėrkthyese me banim nė SHBA. Ajo ka lindur nė Korēė dhe ka botuar krijimet e saj tė hershme nė gazetėn lokale tė qytetit. Mė vonė shkrimet e saj janė botuar nė gazetat e diasporės dhe nė ato kombėtaret, si Iliria, Shekulli, Gazeta Shqip, etj. Libri i saj i parė, botuar nė shqip dhe anglisht, Davidi dhe Bathsheba, ėshtė mirėpritur dhe vlerėsuar nga kritikė dhe lexues shqiptarė dhe tė huaj. Aida Bode ėshtė diplomuar nė Berkeley College, New York nė degen e Biznes Administrimit dhe sė shpejti do tė sjelle tek lexuesit ribotim tė romanit si dhe njė vėllim tė ri poetik tė titulluar Porti i Perėndimit.

Zhurnal Plus: Cila ka qenė shtysa e parė, momenti i parė dhe pėr ēfarė keni shkruar pėr herėn tuaj tė parė?

Aida Bode:
Shtysa e pare ka qenė imagjinata e cila mė ėshtė ushqyer gjithmonė nga gjyshi nėpėrmjet pėrrallave dhe tregimeve qė mė tregonte ēdo ditė.

Zhurnal Plus: Si mendon, nga ndryshon poezia e njė poeti nga ajo e njė poeteshe?

Aida Bode:
Nuk mendoj se poezia e vėrtetė ka gjini. Poezia e vėrtetė tejkalon konceptin e seksit dhe pėrqafon atė qė na mbush trupin dhe mishin nė thellėsi, pra shpirtin. Poezia ėshtė mjet i syrit dhe vėzhgon, analizon gjithė ē’e rrethon. Poezia ėshtė e vetmja qė mund tė gjykojė pa u gjykuar.

Zhurnal Plus: Femrat, pėr mė shumė se 20 shekuj kanė shėrbyer si muzė pėr poetin, pra si objekt, po tani qė ato janė subjekt, qė flasin pėr vetveten, cila mendon se shėrben si muzė pėr ta, a ėshtė gjithnjė njė burrė, muza(i) e njė poeteje?

Aida Bode:
Siē pėrmenda mė sipėr, poezia tejkalon gjinitė dhe ėshtė shumė mė e madhe sesa marrėdhėniet mashkull femėr. Pėr mua muzė mund te jetė dhe njė lypsar nė rrugė qė zhvesh urinė dhe problemet sociale qė ekzistojnė, mund tė jetė njė fėmijė qė qesh qė mė rikthen nė fėmijėri apo mė bėn tė mendoj pėr fėmijėt e mi, mund tė jetė njė plakė me fytyrė tė rrudhur ku fshihet gjithė urtėsia e viteve tė njė jete tė vėshtirė, apo tė lehtė, me sekrete dhe me zbulesa nga mė tė ndryshmet. Poezitė e dashurisė gjithashtu, tejkalojnė kufijtė personalė dhe bėhen mė tė mėdhenj sesa lidhja midis dy njerėzve dhe pėrqafojnė dashurinė universale, atė pa tė cilėn nuk mund tė jetojė dot askush.

Zhurnal Plus: Pse shkruhet mė shumė poezi (pothuajse gjysma e adoleshentėve shkruajnė) dhe jo prozė, sepse ėshtė mė e lehtė, apo sepse ėshtė mė personale?

Aida Bode:
Mendoj se poezia ėshtė koncize dhe jep mundėsinė e shpėrthimit dhe pėrmbledhjes tė emocioneve tė forta nė mėnyrė tė pėrqendruar. Por, njė njeri qė do tė kapėrcejė kėtė nivel tė pėrqendrimit tė ndjenjave dhe emocioneve, apo pėrshtypjeve tė ndryshme qė shkakton jeta, duhet tė kontrollojė kėto ndjenja dhe t’i shtjellojė nė mėnyrė analitike pėr tė arritur krijimin e prozės. Gjithesesi, mendoj se poezia e vėrtetė kėrkon po aq kėmbėngulje dhe analizim sa dhe proza.

Zhurnal Plus: A duhet tė pėrmbajė poezia vetėm ndjenjė, apo edhe mendim?

Aida Bode:
Nuk ka poet tė madh qė nuk gėrsheton nė mėnyrė tė pėrsosur tė dy konceptet: mendimin dhe ndjenjėn. Bashkimi i tė dy elementeve jep filozofinė, jep drejtimin dhe qėllimin e shkrimeve, qofshin poezi apo prozė.

Zhurnal Plus: A ka pasur raste kur nė poezi keni shprehur njė gjė aq personale sa tė mendonit se tė tjerėt mund t'ju paragjykojnė pėr kėtė?

Aida Bode: Mendoj se gjithmonė shpreh elemente personale nė poezi, por s’kam frikė nga paragjykimi pėr faktin e thjeshtė se kam mėsuar tė jem e fshehur, kam mėsuar t’i jap poezisė zėrin e saj, jo timin – pra pavarėsisht se mund tė jem duke shkruar pėr njė pėrvojė personale, poezia mė ndihmon qė t’i jap kėndvėshtrimin e gjerė, shoqėror dhe kėshtu ajo pjesė e imja, bėhet pjesė e lexuesit dhe lexuesi mendon pėr veten, jo pėr mua.

Zhurnal Plus: Duke qenė se ka shumė qė shkruajnė poezi, a ju dėshpėron kjo, duke patur parasysh faktin se pėrzgjedhja bėhet mė e egėr?

Aida Bode:
Nuk mė dėshpėron aspak fakti qė shumė shkruajnė poezi. E vetmja gjė qė mė dėshpėron ėshtė cilėsia e ulėt. Mendoj se poezia meriton shumė mė tepėr sesa shpėrthimet e momentit. Meriton kohė dhe pėrkushtim shumė tė gjatė dhe tė vazhdueshėm.

Zhurnal Plus: Po pėrhapen me shpejtėsi librat elektronikė, cilėt preferoni, ata apo librat me fletė?pse?

Aida Bode:
Kam qenė skeptike e librave elektronikė, deri nė momentin qė po pėrdor Kindle. Kam lexuar disa libra nė Kindle dhe jam “konvertuar”. Mė pėlqen shumė ideja e librave elektronikė. Mundėsia pėr tė pasur librarinė gjithmonė me vete ėshtė diēka tepėr ekstravagante dhe e bukur.

Zhurnal Plus: Ēdo artist bėn gjėra qė jo vetėm te kėnaqe tė tjerėt por mbi tė gjitha shkruan pėr ndjesitė, perceptimet e botėn e tij, ėshtė e pashmangshme, por kjo shpesh bėn qė ai te bjerė si shatėrvani qė qarkullon ujin e tij... si ia bėni ta tejkaloni vetveten?

Aida Bode:
Lexoj shumė, sa mė shumė tė jetė e mundur. Pėr mendimin tim, gjithēka ėshtė ēėshtje perspektive. Nėse dikush e mendon poezinė si njė oktagon, mund tė shfrytėzojė 8 kėndet e ndryshme pėr tė dhėnė 8 kėndvėshtrime tė ndryshme tė sė njėjtės situatė... ajo qė ėshtė e bukur, ėshtė se poezia tė jep gjithmonė mundėsinė tė shohėsh nė shumė drejtime dhe kėshtu, gjithė ē’duhet ėshtė kėmbėngulja dhe pėrkushtimi - unė e shoh veten si njė lumė, ku uji nuk rrjedh dy herė dhe jo si shatėrvan.

Zhurnal Plus: Si e shikon letėrsinė shqiptare nė raport me atė amerikane?

Aida Bode:
Mendoj se pėr momentin ky ėshtė njė raport tepėr i vėshtirė pėr t’u pėrcaktuar. Vėshtirėsia vjen sė pari nga fakti qė letėrsia shqiptare po vazhdon tė tranzitojė dhe po pėrpiqet tė gjejė veten jashtė kufijve tė realizmit komunist. Letėrsia amerikane nuk ka pėrjetuar ndonjėherė njė kufizim apo njė ndrydhje tė tillė. Mendoj se letėrsia shqiptare ka rrugė tė gjatė pėr tė bėrė derisa tė gjejė vetveten, origjinalitetin dhe personalitetin e saj.

Zhurnal Plus: Tė shkruash shqip dhe tė shkruash anglisht, ēfarė do tė thotė pėr ty?

Aida Bode:
Shqipja dhe anglishtja janė zėra tė shpirtit tim. Unė mbaj mend dhe sot fjalėt e para qė kam mėsuar nė anglisht, mbaj mend komunikimin e parė qė kam pasur mundėsinė tė kem, mbaj mend poezitė e para qė kam shkruar, lutjet e para qė kam pėshpėritur dhe lojėrat qė gjyshi mė bėnte kur isha e vogel. Tė dyja gjuhėt janė pjesė e imja e pandashme.I dua dhe i respektoj nė mėnyrėn mė tė thellė.

Zhurnal Plus: Cila ka qenė kritika e parė qė ju ėshtė bėrė, me ē’rast dhe si e keni pritur?

Aida Bode: Unė kam shkruar qė nė moshė tė vogėl dhe kritika e parė qė kam marrė ka qenė inkurajimi nga profesori i letėrsisė nė gjimnaz. Gjithsesi, nė nivel profesional, kritika e parė e mirėfilltė qė konsideroj ėshtė ajo e poetit anglez Luke Prater. Unė shkruaj nė anglisht dhe shkrime tė miat kam paraqitur nė njė grup poetėsh anglisht-shkrues. Aty kam marrė kritikėn qė mė ka ndihmuar tė pėrmirėsoj artin tim dhe tė jem objektive karshi veprės sime.

Zhurnal Plus: A e ka kushtėzuar sadopak kritika krijimtarinė tuaj?

Aida Bode:
Pėr mendimin tim kritika ėshtė si puna e kujdesit qė kushtojmė karshi njė bime. I japim diell, ose e lėmė nė hije, e ujisim, apo jo sipas nevojės sė bimės – dhe shpesh herė duhet tė gėrmojmė dheun dhe tė krasitim degėzime dhe gjethe tė thata qė prishin jetėn e gjithė bimės. Kritika ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua pėrsa kohė qė jepet nė mėnyrė ndėrtuese dhe qė ndihmon artin dhe nuk bėhet si sulm pėr tė ulur apo superlativuar krijuesin. Kritika pra, duhet tė jepet pėr veprėn, jo krijuesin nė mėnyrė qė tė pėrmirėsohet dhe lartėsohet arti. E pėrjetoj kritikėn me miqtė e mi anglishtfolės dhe mė ka ndihmuar jashtė mase shumė tė rritem dhe tė pėrmirėsohem nė artin tim.

Zhurnal Plus: Si do ta pėrshkruanit rolin e kritikės sot nė krijimtarinė e njė shkrimtari?

Aida Bode:
Siē pėrmenda dhe nė pyetja e mėsipėrme, pėr artin kritika krijon kushtet qė i japin krijuesit objektivitetin e duhur pėr tė parė veprėn pa anėsi dhe me qėllim pėrmirėsimi. Pėr mendimin tim nė krijimtarinė e artistėve shqiptarė kjo kritikė ėshtė pa rol dhe thuajse e papėrfillshme. Mendoj se nuk kemi nė arenėn shqiptare kritikė tė njė niveli qė ndihmon veprėn. Nė arenėn e letėrsisė shqiptare kritika ėshtė njė nder mes miqsh, dhe asgjė mė tepėr.

Zhurnal Plus: Ka njė qortim pėr kritikėn se ajo nuk e luan plotėsisht rolin e duhur pėr afirmimin e shkrimtarėve tė rinj. Mendimi juaj ?

Aida Bode:
Mendoj se kritika nuk luan rol pėr shkak se nuk ekziston nė formėn qė duhet tė ekzistojė pėr tė pasur efikasitet. Kėshtu, unė shoh qė sot lartėsohen krijues mediokėr, ndėrkohė qė krijues tė talentuar dhe qė punojnė me artin e tyre mbeten tė paafirmuar dhe nuk inkurajohen. Patjetėr qė kjo ėshtė e logjikshme pasi asnjė mediokėr nuk do dėshironte lartėsimin e artit tė vėrtetė, por tė artit tė pavlerė qė ata krijojnė.

Zhurnal Plus: A ka pėrgjegjėsi kritika nė mosafirmimin ose afirmimin e vonuar tė shkrimtarėve shqiptarė?

Aida Bode:
Mendoj se kritika nuk duhet mbivlerėsuar pasi nė rastin konkret, tė shkrimtarėve shqiptarė, vetė kritika nuk ėshtė e afirmuar.

Zhurnal Plus: Floberi ka thėnė se kritiku ėshtė ai qė zgjedh rolin e spiunit nė kohė lufte, ngaqė s’ka guxim tė luftojė. Si do ta komentonit kėtė shprehje?

Aida Bode:
Mendoj se Floberi e ka pasur kėtė pėrcaktim pėr pseudo-kritikėt. Mendimi im ėshtė se kjo ka tė bėjė me nivelin e kritikėve. Njė kritik qė nuk ka njohuritė e duhura nė artin pėr tė cilin kritikon, patjetėr qė ėshtė i nivelit tė spiunit. Ndėrsa, njė kritik qė ka njohuritė e duhura dhe ka pėr qėllim pėrmirėsimin e artit, patjetėr qė nuk ėshtė njė spiun, pėrkundrazi ėshtė njė “luftėtar”qė ndihmon krijuesin tė gjejė mė tė mirėn e vetes. Mund tė jap shembull konkret tė miqve tė mi kritikė, me tė cilėt ndaj vazhdimisht shkrime tė miat dhe mė japin kėshilla shumė tė dobishme pėr artin tim. Kėshtu pra, kritika nuk duhet tė kėrkojė lartėsimin e vetes, por tė artit. (E.N)
(7.009 herė i lexuar)     publikuar mė 08.01.201314:52 nga X.J.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
2713
 
LAJMET E FUNDIT
Saraēini: Projektet tona te shqiptarėt flasin shumė
Maqedonia ende nėn traumėn e lindjes
”Shtul-i”, modeli i arsimit rajonal
Borxhet e Komunės nuk frenojnė projektet
Bisedė me zv/kryeministrin pėr implementimin e MO-sė, Musa Xhaferi
Korrigjim laserik i dioptrisė, pėr shikim “kristal” pa syze
Maqedonia tė kuptojė se Serbia nuk ėshtė Jugosllavi
Stagnimi i Maqedonisė, nuk lidhet vetėm me Greqinė
Tensionet ndėretnike nė Maqedoni burojnė nga diversitetet
Gruevski po e humb legjitimitetin
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Xhaferi: Do ta rikthejmė Tetovėn dhe Gostivarin
Veprimtaria ilegale e pakrahasueshme me atė tanimė nė politikė
Lama: Gruaja pėrfaqėson humanitetin nė politikė
Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
Tensionet ndėretnike nė Maqedoni burojnė nga diversitetet
Stagnimi i Maqedonisė, nuk lidhet vetėm me Greqinė
Gruevski po e humb legjitimitetin
Ngremė rėndėsinė e dijes pėr tė kuptuar shoqėrinė e sė ardhmes
Ambiciet e planet kufizohen nga buxheti i pamjaftueshėm
MO-ja me defekte, qeveri teknike, tė ndryshohet Kushtetuta...
Feraj: Vetja jonė ka ikur nė drejtim tė panjohur
Rexhepi: Do tė dridhim “karriget” e pushtetarėve
USHT e ka pėrmbushur misionin e tij parėsor
Buēkovski: Bojkoti i zgjedhjeve, skenar i keq
Maqedonia tė kuptojė se Serbia nuk ėshtė Jugosllavi
Bisedė me zv/kryeministrin pėr implementimin e MO-sė, Musa Xhaferi
Maqedonia ende nėn traumėn e lindjes
Borxhet e Komunės nuk frenojnė projektet
Korrigjim laserik i dioptrisė, pėr shikim “kristal” pa syze
”Shtul-i”, modeli i arsimit rajonal
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.
  ZHURNAL