« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Ta shkatërrosh tjetrin, apo të fitosh vet. Kjo është çështja!

Fakti se një sportist udhëhiqet nga dëshira për të shkatërruar oponentin, duke vënë kënaqjen e egos personale përpara një synimi dhe ideali (fitoreje) të më shumë njerëzve (kolektive),  dëshmon se ai nuk ka frikë nga kundërshtari, por nga dështimi i tij personal. Kjo në fakt u ndodhi ASH-së dhe BESË-s në zgjedhjet lokale.

Shkruan: Xhelal NEZIRI 

Partitë që fitojnë komunat urbane në fakt fitojnë edhe zgjedhjet lokale. Tregues për këtë është Shkupi, Kumanova, Ohri, Manastiri, Shtipi, Prilepi, Velesi dhe Strumica te kampi politik maqedonas, kurse Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Çairi dhe Struga nxjerrin fituesin në kampin politik shqiptar.

Jo se komunat rurale janë të parëndësishme, por si të tilla më shumë janë barrë e partive që fitojnë sesa një mundësi për të dëshmuar një qeverisje të mirë. Kjo shkaku i mundësive të kufizuara në aspektin ekonomik e financiar.

Në komunat treguese urbane me shumicë maqedonase ngadhënjeu LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, kurse te ato shqiptare – BDI-ja e Ali Ahmetit. Përjashtim këtu bën Gostivari, ku fitoi kandidati i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari. Ndërkohë, rivotimi në një vendvotim në Çair nuk arriti përmbysë rezultatin në favor të BESË-s.

Rezultati i zgjedhjeve lokale të tetorit në kampusin politik shqiptar thotë se BDI fitoi 5 komuna urbane, ASH një kurse BESA asnjë.

Përderisa opozita tenton t’i mbulojë me të gjitha format dështimet, në horizont gjithnjë e më shumë duken dy gabimet e saja më të mëdha: i pari është qasja destruktive në fushëbetejën politike, kurse i dyti – mbajtja më tepër llogari për kënaqjen e egove dhe interesave individuale, sesa për arritjen e synimeve të përgjithshme.

Gabimi më i madh që e bëjnë pjesëmarrës në arena të ndryshme publike, politike apo edhe sportive është vënia e qëllimit të shkatërrohet kundërshtari, e jo të fitohet ballafaqimi. Çdokush që futet me një objektiv të këtillë në fushëbetejë është humbës që në start.

Edhe në arenat e debatit është kështu: debatuesi duhet të ketë për synim të nxjerrë argumente të fuqishme për të fituar debatin, e jo për të asgjësuar atë që mendon ndryshe.

Në sport poashtu: nëse mllefi dhe energjia destruktive dominon një ekip, atëherë ajo rrit gjasat që të humbë edhe nga ekipi më i dobët. Pra, nëse një skuadër e futbollit futet në fushë, jo për të fituar, por për të dërmuar dhe poshtëruar kundërshtarin, atëherë më shumë gjasa ka që të dalë e dërmuar dhe e poshtëruar vetë.

Fakti se një sportist udhëhiqet nga dëshira për të shkatërruar oponentin, duke vënë kënaqjen e egos personale përpara një synimi dhe ideali (fitoreje) të më shumë njerëzve (kolektive),  dëshmon se ai nuk ka frikë nga kundërshtari, por nga dështimi i tij personal.

Kjo në fakt u ndodhi ASH-së dhe BESË-s në zgjedhjet lokale. U futën në garë jo për të fituar, por për ta shkatërruar kundërshtarin. Ky mllef i verboi politikisht, duke i shtyrë të bëjnë koalicione të çuditshme dhe veprime të pamatura në sferën publike, që edhe më shumë i dëmtuan si parti politike.

 14.11.2017, 10:59  | I.XH | 1,869 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.