« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
U protestua për Astrit Deharin, po ku mbetën vrasjet e tjera?
auto_vrasjet1231510651853.jpg

Ditë më parë, është protestuar me rastin e një vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Dehari ka ndërruar jetë në Qendrën e paraburgimit në Prizren, derisa në një vjetorin e vdekjes së tij, protestuesit bënë thirrje për zbardhjen e rastit.

 

 

Në anën tjetër, ngjashëm sikurse vdekja e Deharit, kanë mbetur enigmë edhe vrasjet e veprimtarëve të LDK-së të kryera vite me parë.

 

Protesta për vrasjet politike

 

Kryetari i Ballit Kombëtarë Demokrat, Gazmend Islami përmes një statusi në Facebook ka kërkuar që në këto protesta të ketë edhe përkrahje shtetërore. Sipas tij, nuk duhet lënë anash edhe vrasjet e politike të pasluftës, që janë të zyrtarëve të një partie, të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

“Protesta e sotme për të zbardhur rastin e Astritit, duhet të ketë jo vetëm përkrahjen qytetare, por edhe shtetërore, për çka nuk po shihet mirë tek protestat. Askush nuk po pyet edhe për vrasjet që kanë ndodhur pas luftës, edhe ata ishin pjesë e kësaj shoqërie dhe këtij vendi, vrasjet e tyre ishin të tmerrshme, të vrarët ishin vetëm nga një parti politike. Z. Kurti do t’i bënte nder vetes, sikur që në mendjen e tij do të ishte rrotulluar emri i Xhemjal Mustafës, Ahmet Krasniqit, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Ukë Bytyqit, Shefki Popovës, e dhjetëra të tjerë”, kishte shkruar Islami.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj thotë se protestat janë forma më e mira për shprehjen e pakënaqësive të qytetarëve dhe duke qenë të tilla, ajo për vdekjen e Astrit Deharit ishte e qëlluar.

 

“Shoqëria demokratike ka nevojë për të shprehurit e lirshëm të të gjitha preokupimeve, brengave apo gëzimeve të qytetarëve, të cilëve u takon e drejta e të shprehurit në forma të shumta, nga të cilat janë edhe protestat. Sepse, protestat janë mundësia më e mirë e theksimit të ngjarjeve dhe kërkesave të cilat nuk guxojnë të mbeten në heshtje, por duhet të trajtohen ashtu siç e kërkon rendi dhe ligji. Prandaj, protesta me rastin e një vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit ishte me vend, sepse, pos përkujtimit kishte edhe qëllim nxitjen e institucioneve që vdekja e tij të zbardhet plotësisht. Protestat të këtilla janë të veçanta dhe, duhet të menaxhohen mirë, përndryshe, nëse eskalojnë në veprime dhune, marrin konotacione të tjera, që nuk shkojnë në të mirën e figurës që përkujtohet”, vlerëson analisti Skënder Zogaj.

 

Zogaj: Kriminelët që i kanë bërë vrasjet politike janë më të fortë se drejtësia

 

Por, sipas tij, kur flitet për vrasjet e pasluftës që për dekada me radhë janë heshtur, tregohet ngurrimi i institucioneve të drejtësisë të cilat qëllimisht kanë heshtur. Ai thotë, se në këtë mënyrë këto institucione kanë treguar se drejtësia është kapur nga krimi dhe kriminelët.

 

“Sa i përket vrasjeve të shumta të kohës se luftës dhe të pasluftës, që me dekada mbeten të pazbardhura, janë shëmtia më e keqe që u përket institucioneve shtetërore të Kosovës, sepse, tashmë është plotësisht e qartë se, qëllimshëm kanë heshtur, duke nënkuptuar se, drejtësia në Kosovë është e kapur nga nëntoka e krimit, pra, kriminelët që i kanë bërë vrasjet politike janë më të fortë se drejtësia, ose janë brenda saj si zyrtar të drejtësisë, kështu që e kanë pamundësuar zbardhjen e vrasjeve politike. Në një kësi situate nuk mendoj që protestat mund të sjellin ndonjë arritje të dobishme”, thekson Skënder Zogaj.

 

Më tutje, ai thotë  se Kosova ka nevojë për shkundje demokratike, për ndryshimin e sistemit qeverisës duke i pastruar institucionet nga të inkriminuarit.

 

“Njerëzit e SHIK-ut, falsifikatorët, të korruptuarit, servilët dhe puthadorasit, mashtruesit dhe imoralët, që janë gangrena e institucioneve të Kosovës dhe, jo vetëm që nuk zbardhen vrasjet e deritashme politike, por, gjasat po shtohen që të ketë vrasje të reja”, përfundon ai.

 

Ndërkaq, analisti politik, Faton Mehmeti duke folur rreth rastit të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, thotë se nuk ka dilema se ai është vrarë, ndërsa sipas tij, vështirë është të zbulohet se kush e vrau. Sipas tij, në një vjetorin e vdekjes së tij, institucionet e Kosovës nuk kanë bërë as edhe një hap për zbardhjen e rastit të tij.

 

“Astrit Dehari është vrarë dhe kjo s’ka dyshim, por mbetet dilemë e madhe se a do të zbulohet se kush e vrau apo jo. Në një vjetorin e vdekjes se tij, institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë që të zbardhet vdekja e tij. Kjo besoj për arsye, se njerëz që janë pjesë e institucioneve janë të përfshirë në komplotin për eliminimin e tij”, vlerëson Mehmeti.

 

Protestat si shpresë

 

Mehmeti thotë se në një “shtet kriminal” si Kosova, qytetarët e kanë të vetmen shpresë protestat për të shprehur pakënaqësitë dhe për t’i bindur krerët e drejtësisë të zbardhin këtë rast.

 

“Në këtë situatë ku shteti është kriminal e vetmja shpresë mbetet presioni qytetar me anë të protestave, vetëm një këmbëngulje e madhe do të mund të nxiste prokurorinë që të rihapte këtë çështje për të zbardhur të vërtetën. Kjo do të vinte pas një presioni të ndërkombëtarëve, vetëm kështu mund të dalë e vërteta në shesh. Duhet protestuar para zyrës së BE-së dhe ambasadës së SHBA në Kosovë, si të vetmet garanca se kjo vrasje e mund të bëhet”, thekson ai.

 

Ai thotë më tutje se “të protestosh para qeverisë së Kosovës, i bie se do të kërkosh nga vrasësit të gjejnë fajtorin”.

 

Ndryshe, ka shumë vrasje të tjera të veprimtarëve politikë, kryesisht atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk janë zbardhur ende, ndonëse kanë kaluar dekada. Shteti nuk i përkujton as në përvjetorët e tyre, ndërsa të vetmit janë familjarët që vazhdimisht bëjnë thirrje për zbradhjen e këtyre vrasjeve. E vetmja shpresë për ta ka mbetur Gjykata Speciale, e cila do të përfshijë shumë raste, nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 12:15  | Z.H. | 446 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.