« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Dega e PDK-së në Klinë kërkon sqarim nga BE-ja për rolin e tyre në rundin e balotazhit
auto_23434842_1173674192766615_658571824435451074_n1510653039.jpg

Duke u bazuar nga komunikata zyrtare e Degës së AAK-së në Klinë, të publikuar në rrjetin social facebook, AAK - Dega në Klinë, rreth vizitë së përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në degën e AAK-së, më 13 nëntor 2017, del hapur se përfaqësuesit e BE-së, janë në përkrahje të kandidatit të AAK-së për kryetar Komune Zenun Elezaj.

 

Kërkojmë sqarime nga zyra e BE-së në Kosovë rreth pozicionit të tyre në këto zgjedhje dhe rreth kësaj komunikate të AAK-së meqenëse janë parafrazuar në të dhe a janë të vërteta pohimet e thëna në komunikatën e AAK-së.  A është misioni i tyre vetëm vëzhgues apo përkrahës të njërit apo kandidatit tjetër për kryetar komune në Klinë?

 

 

Në bazë të deklaratës së degës së AAK-së, del se përfaqësuesit e BE-së, Toril Lund nga Norvegjia dhe Antonio Villacis nga Estonia mbështesin kandidatin e AAK-së.

 

Dëshirojmë të ja përkujtojmë misionit të BE-së se ata në këtë proces janë vetëm monitorues, vëzhgues të fushatës elektorale dhe procesit të votimit.

 

Prandaj kërkojmë nga zyrtarët e BE-së që të sqarojnë këtë rast.

 

Pikërisht këta zyrtare të BE-së, janë takuar dy herë me kryetarin e Komunës dhe kandidatin e PDK-së,  Sokol Bashota, dhe kanë treguar se roli i tyre është vetëm si vëzhgues.

 

Por sipas komunikatës së AAK-së, ata publikisht qenkan deklaruar se mbështesin kandidatin e AAK-së.

 

Dega e PDK-së në Klinë, ka raporte shumë të mira me përfaqësuesit e BE dhe ka mirëpritur  rolin e tyre në procesin zgjedhor.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 12:15  | Z.H. | 419 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Përralla që zgjojnë nga gjumi
Parlamenti do ketë 5 zv.sekretar, Zhurnal zbulon disa nga emrat e propozuar
BDI e LSDM nuk kanë shumicë në këshillin e Tetovës, pritet marrëveshje ndërpartiake
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.