« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Dokumentet e shkurorëzimit të Elvis Presleyt shiten për 22.5 mijë euro (Foto)
elviss_1.jpg

Dokumentet e divorcit ndërmjet Elvis Presleyt dhe gruas së tij, Priscilla, janë shitur në një ankand në Angli gjatë fundjavës. Letrat janë shitur për 20.000 funte (22.500 euro).

Në shtator të vitit 1959, asokohe si 24 vjeçar dhe yll i muzikës, Elvis u njoftua me Priscillan, vajzën e një zyrtari të aviacionit ajror në Wiesbaden të Gjermanisë.

Gjatë kohës sa Presley qëndronte në Gjermani, ata filluan të shoqëroheshin shpesh, ndërsa më pas Priscilla u vendos në shtëpinë e Mbretit të rokenrollit në Tennessee.

Tetë vite më vonë, ata u martuan në një ceremoni në Las Vegas.

Çifti u shkurorëzua më 15 gusht të vitit 1972, ndërsa në dokumentet e divorcit, Elvis kishte nënshkruar se ia linte ish-gruas Mercedesin nga viti 1971, motoçikletën Harley Davidson dhe 100 mijë dollarë.

Po ashtu, ajo do të merrte edhe gjysmën e tri rezidencave në Beverly Hills, Los Angeles dhe Palm Springs.

Ata kishin jetuar ndaras nga shkurti i vitit 1972, mirëpo shkurorëzimi ishte finalizuar në gusht të atij viti.

“E braktisa, sepse më duhej kohë që ta kuptoja se si ishte bota. Të them të drejtën nuk e dija se kush isha”, kishte deklaruar Priscilla për USA Today pas ndarjes nga Presley. /Telegrafi/

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 15:57  | L.E. | 394 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.