« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
« Analistët për Zhurnal » S`ka NATO pa "jeshilen" e Greqisë, Zaevin e presin reformat, VMRO nuk ka kaçik të imponojë zgjedhje të parakohshme
100_8.jpg

Shkup, 14 nëntor - Është çështje e diskutueshme nëse do të ketë përsëri zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni në vitin 1918. Në politikë çdo gjë është e mundshme, por duhet të jemi realist. Është pak e besueshme që Zoran Zaev, i proklamuar si kryeministër reformator dhe i mbështetur nga ndërkombëtarët, të cilin e presin shumë punë në periudhën e ardhshme, të kërkojë pas një viti zgjedhje të parakohshme, që nuk mund të justifikohen me asnjë argument dhe që do ta mënjanonin vëmendjen nga kërkesat për reforma, që i garantojnë vendit hyrje në NATO dhe marrjen e datës për negociata me BE-në, thonë analist politik për Zhurnal. 

"Së pari, LSDM dhe kryeministri Zaev që është në krye të kësaj partie, nuk kanë kurrfarë preteksti për zgjedhje të reja parlamentare, aq më shumë që ngadhënjyen bindshëm në zgjedhjet e sapo kryera lokale, ku morën pjesën dërrmuese të komunave, dhe kështu konfirmuan dominimin e tyre në skenën politike të vendit, pas një fitoreje të Pirros në koalicion, pas zgjedhjeve të kaluara parlamentare të parakohshme. Së dyti, kjo parti shumë shpejt pritet të shtojë numrin e deputetëve në taborin e vet, pas transferimit të disa deputetëve të partive të tjera në grupin e saj parlamentar, me çka do ta forcojë edhe më shumë pozicionin e vendosjes politike. Së treti, nuk pritet nga oponenti i saj, VMRO-DPMNE, e cila pritet të kalojë nëpër fazën e reformimit të saj dhe të ndërrimit të kuadrove drejtuese, që të kërkojë  zgjedhje të parakohshme apo të imponojë ndonjë krizë politike që do të shpinte drejt zgjedhjeve, para se të konsolidohet si parti. Mendoj që ky proces i rimëkëmbjes në këtë parti do të zgjasë pak më shumë se një vit", thotë për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist politik.

Një gjë është e sigurt, shton ai, VMRO-DPMNE në situatën në të cilën gjendet nuk ka kaçik të imponojë zgjedhje të parakohshme, këtë mund ta bëjë vetëm Zoran Zaev, nëse dëshiron dhe ka ndonjë plan ende të pa zbuluar. 

"Madje, as partnerët e tij shqiptarë, BDI dhe ASH, mendoj që nuk do të mund ta destabilizonin këtë qeveri, sepse partitë shqiptare i ka në dorë në radhë të parë ambasada amerikane, si projektuese e një Maqedonie reformuese që do të shkonte drejt integrimeve euroatlantike dhe stabilizimit gjeostrategjik të rajonit, ku i futi duart Rusia", nënvizon Arsllani.

Sipas tij, është çështje hipotetike nëse kryeministri Zaev do të dëshironte rikonfirmim të forcës së tij politike nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, pas hyrjes së vendit në NATO. 

"Edhe kjo është pak e besueshme, sepse në atë periudhë numri një i qeverisë do të jetë në halle të mëdha në negociatat me BE-në për kapitujt më të rëndësishëm 24 e 25, ndaj dhe nuk do t’i shkojë mendja për një gjë të tillë", potencon Ismail Arsllani, analist politik.

Nga ana tjetër, analisti politik Qenan Aliu thekson se  Samiti i NATO-s sipas agjendës është i planifikuar dikund qershorë-korrik të vitit të ardhshëm. Krejt është e qartë se anëtarësim nuk do të ketë nëse deri në fund të vitit 2018 nuk do të ketë zgjidhje të kontekstit me emrin.

"Zatën, sipas konkluzionit të samitit të NATO-s në Bukuresht, Maedonia i ka dyerte hapura, anëtarësimi do të mund të bëhet edhe pa samit, pavarësisht se kur janë të planifikuara të mbahen ato, por ky konkluzion vlenë nëse palët zgjidhin kontekstin disa vjeçarë. Ndërsa lidhur me ata se pavarësisht epilogut a mund të presim zgjedhje të parakohëshme parlamentare, kjo së pari do të varet se si do të zhvilohen ecuritë lidhur me përmbushjen e obligimeve si shtet karshi BE-së dhe SHBA-ve. S'do mend se mazhoranca ka tani për tani një shumic të brishtë, e cila nuk do të thotë se do të mund edhe pak të fuqizohet", thekson për Zhurnal, Qenan Aliu, analist politik. 

Nëse nuk do të ngjajë diçka dramatike, shton Aliu, jam i mendimit se vendi nuk do të kete zgjedhje vitin e ardhshëm e as që këtë do ta preferonte edhe faktori ndërkombëtarë. 

"Vendi duhet të zbatoj rreformat, betejën me korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të konsolidojë stabilitet ekonomik. Ndërkaq të gjithë aktorët politik do të koncentrohen që zgjedhjet pa dyshim se do të mbahen së bashku me ato presidenciale në prill të vitit 2019. Por deri atëherë Maqedonia si duket duhet të ecë kujdeshsëm sikur mbi xhama të thyer", konstaton Aliu.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 19:00  | D.J. | 2,996 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.