« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
« Click plus » Rikthehet në vëmendje problemi i shtetësisë
click_11.jpg

Shkup, 14 nëntor - Emisioni debativ 'Click plus' që transmetohet në Tv21 sjell përsëri në fokus problematikën e shtetësisë në Maqedoni. Gjatë një storie të transmetuar shihet se shumë banorë të lindur në Maqedoni, kanë problem me shtetësinë, ndërkohë që nuk dihet se kujt i konvenon kjo problematikë, a ka dikush që meret me lëndët të cilat refuzohen, për këto e shumë probleme tjera është debatuar me ish deputetin Hajrullah Misini, Lutfi Akikin nga drejtoria për shtetësi pranë MPB-së si dhe Gazmend Gudaçi nga UNHCR.

"Duke u bazuar në ligjin e shtetësisë ka pasur mundësi ligjore që të paraqesin kërkesë, mundet prej një familje disa e kanë bërë kërkesën janë regjistruar e kanë fituar shtetësinë e një pjesë e tyre nuk janë paraqitur para organit, ka qenë te ligji i parë afat 1 vit për kategorinë më të përfshirë, nuk e di rastin konkret se duhet shikuar lënda dhe duket cekur se kërkesa për pranim të shtetësisë formohet lënda për secilin dhe në dosje janë në afat të pacaktuar", thekson kështu Lutfi Akiki nga divizioni për shtetësi në MPB.

Sipas tij, problematika kryesore është se për të bërë një shtetësi institucionet duhet të kenë një bazë të të dhënave pra shtetasit duhet të jenë të regjistruar në librat amë që më pas të ndiqet procedura.

"Nga përvoja them se ka pasur raste që disa fëmijë kanë qenë të regjistruar në librin amë e disa fëmijë jo, për të rregulluar shtetësinë duhet regjistrim në libra, fillohet me certifikatë të lindjes dhe zhvillohet procedura për shtetësi e duhet paraprakisht të jetë i regjistruar, kemi persona fantom dhe kemi pengesa se pikënisjen nuk e kemi as të dhënat elementare dhe në aspektin ligjor ka pengesa", thekson mes tjerave Akiki.

Ndërkohë që Gazmend Gudaçi nga UNHCR thotë se si organizatë punojnë në ofrimin e ndihmës tek shtetasit që kanë probleme me shtetësinë përfshirë këtu problemet e aplikacionit, rregullimit të dokumenteve e deri tek ana financiare.

"Neve na ka ardhur të punojmë nga fillimi dhe ju kemi ofruar ndihmë personave që kanë probleme me shtetësinë e bëjmë atë në bashkëpunim me shoqatat e juristëve në vend që bëjnë identifikimin dhe njohjen e personave, deri tani si organizatë kemi arritur të korim disa suksese por nuk është e mjaftueshme ajo derisa kemi akoma persona që ju mohohet shtetësia, deklaratën që e pamë më herët është një hyrje tek problemet dhe telashet që ballafaqohen njerëzit, atyre ju mohohet dhe në sistemin arsimorë, tregun e punës etj, ligjërisht të padukshëm dhe këto janë një nga telashet, frika nga pasojat që mund të kenë nga organet e rendit se nuk kanë dokument identifikimi, këto janë disa nga pasojat që kemi arritur të njohim nga personat", thotë kështu Gudaçi.

Sipas tij, problemi kryesorë është dhe financa pasiqë ato kanë mbetur jashtë sistemit dhe nuk kanë mundur as të punësohen derisa gjithë procedura kushton shumë.

"Telashet kryesore janë mosdisponimi i dokumentacioneve përkatëse gjithashtu dhe mosnjohja e procedurave që duhet bërë deri tek plotësimi i formularit por edhe financat të cilat kushtojnë flasim për një kategori të njerëzve që janë lënë jashtë sistemit nuk kanë qasje në tregun e punës dhe supozojmë se nuk kanë të ardhura të përmbushin kërkesat, ne kemi arritur sipas mundësive të ju plotësojmë disa nga këto harxhime dhe gjithashtu kemi tentuar që të sjellim dhe dokumentacione nga jashtë vendit se ka në rregullimin e vendbanimit", sqaron mes tjerave Gudaçi.

Në anën tjetër ish deputeti Hajrullah Misini, thotë se para zgjedhjeve të vitit 2011 së bashku me ish kordinatorin e grupit parlamentar Talat Xhaferi kanë pasur një iniciativë për rregullimin e kësaj problematike por zgjedhjet e parakohëshme kanë lënë në gjysëm atë derisa qeveria e re do të bëj ndonjë hap pozitiv në këtë drejtim.

"Kemi raste të tilla por nuk besoj se i konvenon dikujt të jetë i privuar nga jeta normale dhe e drejta për të jetuar por as shtetit se një person që ekziston dhe i privuar ligjërisht ka potencial për të bërë vepra që nuk i konvenon shtetit e në këtë aspekt ishte periudhë para zgjedhjeve të 2011 me kordinatorin e atëhershëm deshëm të rregullojmë këtë problematikë se ishte kjo segmatikë dhe është interes i shtetit e i shoqërisë të pajiset me dokumente të udhëtimit, fatkeqësisht erdhën zgjedhjet e parakohëshme parlamentare dhe iniciativa mbeti askundi, deri tash nuk ka vazhduar ajo iniciativë dhe qeveria e re duhet të ketë parasysh këtë iniciativë, duhet të gjejmë formë për lehtësimin e procedurave", sqaron mes tjerave ish deputeti Misini.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 23:35  | T.E. | 1,615 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.