Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Mrekullia e votës shqiptare nga zgjedhjet parlamentare në ato lokale
Taravari: Çdo kandidaturë e LR-PDSH-së për zgjedhjet lokale do të kalojë në optikën e..
DASH kërkon nga Maqedonia të angazhohet në luftën kundër terrorizmit
« Foto: » Paganini shkodran magjeps Mbretëreshën e Spanjës, koncert madhështor me Placido Domingon
paganini.jpg
Loading...

Aktiviteti është mbajtur nën kujdesin e Mbretëreshës Sofia, e cila personalisht ka vlerësuar performancën e “Paganinit shqiptar” Elvini është djali i Hajredin Hoxhës, një artist shqiptar, pjesëtar i një familje të njohur intelektuale e Shkodrës, i cili prej vitesh është pjesë e Filarmonisë Kombëtare të Turqisë, si dhe i Nermina Ganiyeva, një artiste me origjinë nga azerbaxhani, por që natyrisht jeton në Ankara.

Elvin Hoxha, talenti shqiptar i violinës, i cili cilësohet nga kritika botërore si “Paganini i ri” ka dhënë performancën e radhës të nivelit të lartë në një nga skenat më të njohura botërore. Në Teatrin Mbretëror të Spanjës, 21 vjeçari, që jeton në Ankara mbajti një koncert solo nën drejtimin e tenorit dhe muzikantit të madh të kalibrit botëror; Placido Domingo.

Aktiviteti është mbajtur nën kujdesin e Mbretëreshës Sofia, e cila personalisht ka vlerësuar performancën e “Paganinit shqiptar”

Elvini është djali i Hajredin Hoxhës, një artist shqiptar, pjesëtar i një familje të njohur intelektuale e Shkodrës, i cili prej vitesh është pjesë e Filarmonisë Kombëtare të Turqisë, si dhe i Nermina Ganiyeva, një artiste me origjinë nga azerbaxhani, por që natyrisht jeton në Ankara.

Të dy prIndërit artistë kanë kultivuar dhe me mund mbështetën talentin e Elvinit që në vogli duke bërë të mundur që ait ë punojë fort dhe të shpalosë gjenialitetin e tij në teeatrot e të gjithë botës. Elvini cilësohet si një nga 10 violinistët më të mirë botëror, duke i dhuruar shqiptarëve natyrisht famën dhe emrin e mirë të genit të tij. Por fatkeqësisht vendi i tij i origjinës nuk ia ka shpërblyer deri tani, apo thënë më mirë nuk e ka pasur vëmendjen për këtë djalë shkodran për të cilin flet gjithë bota, natyrisht ajo e elitës artistike.

Vetë ambasadori shqiptar në Madrid e pohon këtë në postimet e tij që ka hedhur në faqet e tij në rrjetet sociale por edhe në faqen zyrtare të selisë diplomatike shqiptare. “Performancë mbresëlënëse e violinistit shqiptar Elvin Hoxha në Teatrin Mbretëror te Madrid-it, nën drejtimin e tenorit Placido Domingo dhe kujdesin e Mbretëreshës Sofia”, shkruan ambasadori Ridi Kurtezi./KultPlus.com

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 15:20  | L.E. | 521 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Dy termete dridhin Maqedoninë
Big Mama prezanton “burrin” e saj (Foto)
Angjelina kapet nga paparacët në rrugë, ja gjendja e saj (Foto)
Marrja e patent shoferit pëson ndryshime, ja rregullat e reja në projektligj
Rushiti për Zhurnal: Osmani, figurë emblematike që i tejkalon përmasat lokale
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.