S’ka guxim për konfiskim të pasurisë në Maqedoni
Partitë, manovrime për koalicione parazgjedhore
Ja të arriturat dhe aktivitetet e studentëve nga kolegjët më të mirë në Maqedoni
Vetëm mbrojtja me ligj shpëton bastardimin e gjuhës nga portalet
Mogherini dhe Hahn: Është koha për vetting
mogherini-hahn-afp-dunand_1448015907843126.jpg

Arritja e marrëveshjes politike është përshëndetur dhe nga Komisioni Europian. Me anë të një letre të përbashkët, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Han kanë nënvizuar se liderët politikë iu përgjigjën pritshmërive të qytetarëve duke treguar pjekuri politike.

Për ta, ky ishte një hap i parë shumë i rëndësishëm, por Mogherini dhe Hahn presin që kjo marrëveshje të implementohet për të përgatitur zgjedhjet në linjë me standardet ndërkombëtare. Për dy përfaqësuesit e Komisionit Europian, veç zgjedhjeve, rëndësi të madhe ka dhe arritja e marrëveshjes për vettingun.

“Duke qenë se votimi në Parlament i komisioneve të vettingut është pjesë e marrëveshjes, ne përsërisim rëndësinë e një implementimi solid dhe të besueshëm të procesit të vettingut, i cili është kyç për progresin në rrugën e anëtarësimit në BE”, lexohet në letër.

Letra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherinit dhe Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, mbyllet me sigurinë se Bashkimi Euroopian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të qyetetarëve për një të ardhme më të mirë.

Të dy përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian u angazhuan shumë fort në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Veçanërisht, Komisioneri Johannes Hahn, i cili ishte në kontakt të vazhdueshëm me të dyja krahët politike shqiptare për t’i bindur ata të ulen e bisedojnë e në fund të gjejnë një zgjidhje.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 15:22  | Z.H. | 616 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
Anulohet Ligji për gjuhët?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.