Narcizoizmet partiake shkak i mos unifikimit shqiptar në zgjedhjet lokake
S’ka guxim për konfiskim të pasurisë në Maqedoni
Ja të arriturat dhe aktivitetet e studentëve nga kolegjët më të mirë në Maqedoni
Vetëm mbrojtja me ligj shpëton bastardimin e gjuhës nga portalet
Maqedonia një “oazë” e aferave politike antishqiptare
u9tzpeNl.jpg

Shkup, 17 korrik - Maqedonia, e cila pas pavarësisë së saj në vitin 1991, u quajt nga presidenti i parë  i shtetit, Kiro Gligorov, si “oazë e paqes”, në fakt, gjatë gjithë kësaj periudhe, ka qenë një “oazë” e aferave politike antishqiptare. Në momentet kyç për vendin, siç ka qenë shpallja e pavarësisë, miratimi i Kushtetutës, pranimi në OKB, bllokimi i kufijve e të tjera raste, që ndodhën në dekadën e parë të pavarësimit, estabilishmenti i shtetit ka kurdisur skenarë për tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik nga krizat reale, ndërsa viktimë gjithherë kanë qenë shqiptarët, thonë për Zhurnal, analistët politik dhe njohësit e mirë e zhvillimeve politike në Maqedoni.

"Kështu u krijua “Afera e armëve”, me shumë arrestime të shqiptarëve dhe krerëve të PPD-së së atëhershme, rasti i Radolishtit, Bit-Pazarit, Gostivarit e të tjera, me bastisje të frikshme të vendbanimeve shqiptare, me demonstrim të forcës, me të shtëna, të vrarë e të plagosur shqiptarë. Madje edhe konflikti i vitit 2001, u shfrytëzua nga forcat e atëhershme politike për të bërë presion tek faktori ndërkombëtar, për nënshkrimin e Paktit për stabilizim dhe asociim me BE-në. Kështu ka ndodhur në vijim, edhe me garniturat e tjera politike në pushtet, deri në ditët e sotme, raste që janë të njohura për opinionin publik, si Sopoti, Brodeci, Monstra, Lagjja e Trimave e të tjera, që në radhë të parë kanë qenë organizuar për shpërqendrimin e vëmendjes nga problemet e tjera në vend, por gjithnjë duke fajësuar shqiptarët dhe duke i dënuar me shumë vite burg, pa justifikim të fajësisë", thotë Ismail Arsllani, analist politik për Zhurnal.mk

Sipas tij, ky shtet që pretendon të sundojë e drejta, nuk ka ngritur sa duhet komisione për shqyrtimin e rasteve eklatante, që kanë denigruar qenien dhe dinjitetin e shqiptarëve, për të zbardhur deri në fund ngjarjen dhe për t’i dënuar fajtorët e vërtetë. 

"Dihet që vetëm për rastin e Gostivarit, në korrik të vitit 1997, për të cilin u ngrit një komision në Kuvendin e Maqedonisë, i cili vlerësoi se “ishte përdorur forcë në përputhje me kompetencat dhe konform ligjeve e kushtetutës”. Gjithë ata shqiptarë, të cilët në periudha të ndryshme kanë pësuar nga organet e shtetit, janë plagosur, janë vrarë dhe janë burgosur pa pikë faji, nuk kanë kërkuar sa duhet që drejtësia të dalë në shesh dhe të kërkohet dëmshpërblim material dhe moral, për përjetimet e veta. Nuk është dëgjuar që ndonjëri prej tyre, individualisht, apo në grupe, nëpërmjet Shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, të kenë ngritur procedura në Gjykatën e Strasburgut. Shoqata e të burgosurve ka ngritur një nismë do vite më parë për dëmshpërblim, por kjo punë nuk kaloi në Parlament. Edhe Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare që shërbeu për të bërë koalicion qeverisës me LSDM-në tash së voni, në këtë aspekt nuk ishte fort me përkushtim", thekson Arsllani.

Mbetet që në të ardhmen, shton ai, nëse sigurohet një shkallë më e lartë e drejtësisë, që këta persona të përvuajtur dhe të përndjekur, në mënyrë të organizuar të kërkojnë zbardhjen e të gjitha rasteve dhe nxjerrjen në dritë të padrejtësive që u janë bërë ndaj tyre dhe gjithë shqiptarëve të tjerë gjatë dekadash.

Opinionisti dhe gazetari Naser Pajaziti konsideron se kjo është një temë që vlenë për tu trajtuar dhe për të hapur debat, por partitë politike shqiptare, shton ai, s’kanë kapacitet për të bërë diçka. 

"Kjo dëshmohet edhe tani, kur pikërisht spektri politik shqiptar është vendimtar për funksionimin e qeverisjes. Ne kemi një “deja vu” të politikëbërjes shqiptare. Asgjë nuk ndodhi as pas konfliktit të vitit 2001. Ne  e dijmë se Shoqata e të Burgosurëve Politik Shqiptar nga viti 2005 ka dorëzuar propozim-ligjin për zhdëmtim të burgosurve politik nga periudha komuniste e periudha pas pavarësisë, por asgjë nuk ka. Nuk ka zgjidhje as për statusin e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së. Është e dhimbshme se si gjatë viteve të kaluara është luajtur me fatin e këtyre kategorive që sakrifikuan për një ideal dhe për një të ardhme më të mirë.  Maqedonia edhe pas pavarësimit ka qenë një laborator eksperimentesh, ku gjithmonë në raste të krizave të natyrave të ndryshme të brishtësisë së shtetit, janë inskenuar dhe montuar raste ku viktima kanë qenë shqiptarët. Këto djallëzira kanë marrë shumë jetë të pafajshme, ka lënë shumë njerëz me pasoja e vuajtje të natyrave të ndryshme si në rastet e Ladorishtit, Bit Pazarit, Sopoti, dhe viteve të fundit Monstra. Ndërkohë, kemi ish të burgosurit e shpallur politik maqedonas që kanë përfituar trajtimin, dëmshpërblimin dhe të gjitha privilegjet me ligjin e vitit 2002", thekson Naser Pajaziti, opinionist dhe gazetar për Zhurnal.mk

Nga ana tjetër avokati i njohur shqiptar Ardian Demiri thotë se Maqedonia që nga pavarësimi e këndej në mungesë të ofertave të mirëfillta politike ose ekonomike ka lakmuar aferat politike të cilat në shumicën e rasteve, kanë qenë të dhunëshme dhe me viktima fatkeqsisht kryesisht shqiptare,sepse ata këtu kanë qenë dhe janë ende më të pambrojturit. 

"Shpesh herë këto afera të mbështjellura edhe me akcione spektakolare me manifestim të shfrenuar dhune policore kanë qenë si paravan për mbulumin ose zëvendësimin e aferave të ndryshme politike në vend, por fatkeqësisht edhe për të qëruara hesapet brenda politikës me individë të papërshtatshëm për sistemin e që si gjithmonë këta individë të papërshtatshëm kanë qenë përsëri shqiptarë. Në këtë kontekst, fatkeqësisht aktor direkt ose indirekt në këto afera kanë qenë edhe shqiptar që kanë kontribuar në epilogje fatkeqe për shqiptarët", tha Ardian Demiri për Zhurnal.mk 

Ai thotë se këto raste asnjëherë nuk kanë marrë epilogje gjyqësore ose politike sepse gjithmonë ka pas marrëveshje "xhentellmene" në mes partnerëve të koalicionit gjatë formimit të qeverive të Republikës së Maqedonisë, në mes kushtimisht partive maqedonase dhe atyre shqiptare dhe në ato marrëveshje janë marr veshtë palët që mos i hapin këto çështje.

"Kjo është një përfundim logjik sepse pasi krijohen qeveritë në Maqedoni pa përjashtim, askush nga partitë e pushtetit nuk flet më për këto raste", nënvizon Demiri.

Kryetari i Shoqates se te Burgosurve Politik Shqiptare në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani potencon se që nga viti 1991 shqiptarët kanë qenë pëllumba argjili (ata që i përdorin për tu stërvitur shejtarët) për qeverinë e Maqedonisë. 

"Vrasjet e shqiptarëve nisen që në ditën e parë të pavarësisë së këtij vendi. Viktimat e para ishin hallexhinjtë e Shqipërisë që e kalonin kufirin për një kafshatë bukë. Shqipëria, jo që nuk bëri një notë proteste edhe pas vrasjes së dhjetra qytetarëve të Shqipërisë në kufi, por, shteti amë nuk luajti as me gishtin e vogël kur u vra një major i ushtrisë shqiptare në kufi në afërsi të Dibrës. Shteti amë bëri tradhëti ndaj popullit të vet, kur e pranoi këtë shtetë zombi pa asnjë kushtëzim. Varrezat e viktimave të Gostivarit, Shkupit, të Kumanovës, Dibrës dhe Strugës akoma nuk janë rrafshuar. Vrasja është një vepër penale që nuk vjetërsohet asnjëherë. Që atë ditë që shqiptarët do të kenë përfaqesues të denjë në pushtet, të cilët nuk do ti mbrojnë vetëm interesat e partisë së vetë, por edhe të atyre që i kanë zgjedhur; që atë ditë duhet tu ndihmohet familjarëve të viktimave që ta padisin shtetin për kompensim të demit material dhe jomaterial", thotë Pollozhani për Zhurnal.mk 

Ai thekson se dëshmia e terrorizmit shtetëror ende është e dukshme në fasadat e disa shtëpive të shqiptarëve në Bitpazar dhe në Çair kur u dhunua popullata shqiptare, gjoja duke i ndjekur shitësit e cigareve, të cilat nën kontroll të ish kryeministrit Cërvenkovski dhe të ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha prodhoheshin në Librazhd dhe mandej kontrabandoheshin për në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje e Hercegovinë. 

"Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën duke e jetuar vetëm të tashmen mundet të jenë viktima e rradhës", shprehet Pollozhani, duke shtuar një thënje të John W.  Kennedy "Falini armiqte t'uaj, por mos i haroni emrat e tyre. John ë.  Kennedy".

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 20:30  | D.J. | 4,605 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në prezencën e Princiit Michael i Kentit, hapi sot fabrikën “PRG Angli” me vlerë prej 15 milion dollarë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.