Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
« Raste sociale » Situatë e rëndë në familjen tre anëtarëshe Kryeziu
Takim Kocias- Nimic në Nju Jork për çështjen e emrit të Maqedonisë
Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-s..
Petrit Halilaj dërgon Okarinën e Runikut në New Museum në Amerikë
petrittt.jpg
Loading...

Një ekspozitë e artistit Petrit Halilaj do të hapet pas disa ditësh në një prej institucioneve artistike më prestigjioze në Nju Jork.

Bëhet fjalë për New Museum, ku Halilaj nga data 27 shtator do të ekspozojë projektin e tij më të ri që ka pikënisje Runikun, qytetin ku ai ka lindur dhe një pjesë me vendbanimet më të hershme neolitike, ku një pjesë e mirë e artefakteve janë gjetur gjatë gërmimeve, shkruan KultPlus.

 

Mes tyre është edhe Okarina e Runikut, e cila paraqet një trashëgimi të palejueshme për Kosovën pasi është pjesë e koleksionit të objekteve që mbahen nga Qeveria Serbe.

Halilaj, siç përshkruhet në konceptin e ekspozitës, do ti japë formë trashëgimisë e cila ekziston vetëm në imagjinatën e njerëzve.

Halilaj para pak muajsh ka marrë Mirënjohje Speciale në Bienalen e Venecias, në kuadër të ekspozitës Viva Arte Viva. Puna e tij gjithmonë është si provokim artistik për tema të ndryshme, midis tyre edhe një Muze i Natyrës në Kosovë.

Ekspozita në New Museum në Nju Jork ka për kuratore Helga Christoffersen. Kjo ekspozitë vërteton edhe një herë sa i rëndësishëm është artisti Halilaj dhe me sa hapa të fuqishëm po ecë drejt galerive dhe muzeve më prestigjiozë në botë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 11:22  | L.E. | 270 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i rëndë në Sllatinë, përfshihen shumë vetura
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
Teuta Arifi dhe BDI mbajnë Konventën promovuese në Tetovë
E tmerrshme: Xhaxhai qëllon mbi nipin, e lë të vdekur
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.