Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
« Raste sociale » Situatë e rëndë në familjen tre anëtarëshe Kryeziu
Takim Kocias- Nimic në Nju Jork për çështjen e emrit të Maqedonisë
Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-s..
Haradinaj polemizon me gazetaren: Shkoni më shumë në shkollë (VIDEO)
rrrrrr.jpg

Prishtinë,13 shtator - Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka polemizuar me një gazetare lidhur me qëndrimin e Ambasadës Amerikane për çështjen e Demarkacionit.

 

Haradinaj gjatë konferencës për media që ka mbajtur pas vizitës së tij në Ministrinë e Infrastrukturës ka dhënë se “shumica e gazetarëve nuk e dinë gjuhën angleze dhe se duhet të shkojnë më shumë në shkollë”, transmeton Klan Kosova.

 

“Kam respekt për media shumë, më besoni por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, s’kam ndonjë koment”.

 

“Ju po raportoni pa ditur se si po raportoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e tyre dhe kjo që po thua ti se amerikanët nuk po pajtohen nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë “nuk pajtohemi me këtë apo me atë”. Ata thonë se nuk insistojnë se ku është vija kufitare dhe se kanë menduar se kjo marrëveshje duhet të shkojë kështu pra lexoni mirë”, ka thënë i pari i ekzekutivit.

 

Polemika mes Haradinajt dhe gazetares nisi pas pyetjes së kësaj të fundit ldhur me raportimet e mediva se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbështesin asnjë version tjetër të Demarkacionit me Malin e Zi, pos atij të arritur e të nënshkruar mes përfaqësuesve të të dyja shteteve në vitin 2015”.

 

Për më shumë, shiheni videon nga Ekonomia Online.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 13:30  | Z.H. | 1,711 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i rëndë në Sllatinë, përfshihen shumë vetura
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Teuta Arifi dhe BDI mbajnë Konventën promovuese në Tetovë
E tmerrshme: Xhaxhai qëllon mbi nipin, e lë të vdekur
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.