« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
« Analizë » LSDM në zonat e partive shqiptare, është ledhatim e romantizëm politik qëllimkeq
zhurnal.mklsdm.jpg

Shkup, 13 shtator - Analistët politik vlerësojnë se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), po ua "uzurpon" partive politike shqipatre terrenin duke u futur edhe në terreni e tyre. Sipas tyre LSDM për ta dëshmuar konceptin e saj qytetarë duhet që të kandidojë kandidatë shqiptar në komunat me shumicë maqedonase si janë Kumanova, Shkupi, Dollneni etj, shkruan Zhurnal.mk

"Të kërkosh dhe të keqpërdorësh fatin në fatkeqësi, që në këtë rast fatkeqësia ishte politika diskrimunuese e VMRO-së, kurse fati është urrejtja e shqiptarëve ndaj politikës së VMRO-së dhe Gruevskit dhe në këto zgjedhje ta përdorësh  dhe keqpërdorësh këtë zhgënjim, s’është  realiste, madje mund ta prishë frymën e koalicionimit, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me partnerët e koalicionit. Dhe, e betonon hapësirën për të qenë indiferent figurat me autoritet tek elektorati i tyre dhe ato kalojnë nga pushteti qendror në atë lokal për të mos humbur ato komuna që i kanë pasur, dhe individët me autoritet të partive politike shqiptare mundohen t’i prezantojnë në këto zgjedhje lokale duke iu frikësuar këtij fenomeni politik, përdorimit të fatkeqësisë", thotë Ilir Xhemaili, opinionist për Zhurnal.mk

Po sikurse LSDM-ja, shton ai, të garojë në komunat me shumicë Maqedonase me kandidat shqiptar, bie fjala në qytetin e Kumanovës, në qytetin e Shkupit e kështu me radhë, atëherë ky pohimi i imi automatikisht demantohet dhe vëhen në pah, fryma dhe etablimi konceptual për të garuar në zgjedhje nga LSDM-ja.

"Këto veprime të partisë në fjalë që vrapojnë në terrenin me banues shqiptar, për të rimarrë votat e shqiptarëve është ledhatim, romantizëm politik, qëllimkeq, dhe jo politikë e shëndoshë, objektive, sepse në tavolinë kjo frymë partive politike shqiptare u’a ulë peshën për të kërkuar pjesën e tyre, dhe për të qenë të barabartë dhe më pas për të rezultuar që të jemi të lirë", nënvizon Xhemaili.

Nga ana tjetër, Arben Llalla historian thekson se LSDM nuk po fut hundët në terreni e partive politike shqiptare, por gjeti terren të lirë si pasojë e partisë BDI që thirret në emër të luftës dhe prej 16 vitesh në pushtet nuk bëri asgjë për shqiptarët e Maqedonisë. 

"Është periudha më e keqe e shqiptarëve të Maqedonisë të cilët janë nështruar dhe po votojnë LSDM sepse nuk po gjejnë shteg tjetër. Unë do ti këshilloja votuesit shqiptar nëse s’ka asnjë parti shqiptare të hajrit ka edhe dy variante të tjera votuesi i ndërgjegjshëm shqiptar për të djegur votën e tij e mos ta çoj harram: a)Abstenimin ose b)Pavleshmërinë e votës. Sherrin e votës shqiptare në drejtim të kutisë së LSDM do e shohin kur të bëhet rregjistrimi i popullsisë, ku sipas strategjisë sllavo-maqedonasve mund të dalin nën 20% të popullsisë së përgjithshme dhe arsyet dihet tashmë", thekson Llalla për Zhurnal.mk

Ai, potencon se faji nuk duhet kërkuar tek LSDM, por tek partitë shqiptare, njerzit e saj që na përfaëqosjnë që janë me kapacitete të kufizuar nën mesatere.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 18:28  | D.J. | 11,490 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.