« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Spahiu: Vetëm gazetarët e padijshëm ndihen të ofenduar nga Haradinaj
nexhmedin-spahiu-933x445.jpg

Në Info Magazine të Klan Kosova, Spahiu madje ka thënë se nga deklarimet e tilla të ofenduar ndihen gazetarët e padijshëm, prandaj dhe reagohet nga ta.

”A jeni ju patriotë të këtij vendi apo tradhtar. Nëse jeni patriotë duhet të mbani anën e Kosovës. Pse unë apo gazetarët e mi nuk janë ndjerë të ofenduar. Ndihen të ofenduar ata që ndihen të padijshëm. Prandaj kanë reaguar”.

”Kur një gazetar rrihet nuk ka reagime vec kur ka çështje politike bëhen reagime. Unë nuk jam ofenduar nga ajo qysh janë përgjigjur gazetarëve. Jam i shqetësuar”.

”Une pajtohem që ka qenë ofendim për gazetarët, por pajtohem sepse e ka merituar për mënyrën sic e ka bërë pyetjen”.

Tutje analisti në emisionin Info Magazine, ka thënë se Kryeministri Haradinaj kishte të drejtë në atë që është përgjigjur gjatë ditës, pasi qëndrojnë deklarimet e tij se shumica e gazetarëve janë të papërgatitur për profesionin e tyre.

”Nuk janë ofenduar gazetarët këtu. Ata që janë ofenduar e kanë ndje veten që kanë marrë pjesë në një fushatë të caktuar. Akush nuk sheh nga portalet përkthimet se cka është përkthyer shembull nga një fjalim i ambasadorit”.

”Vetëm gazetarët e padijshëm janë ofenduar nga deklarimet e Haradinajt”.

”Haradinaj e ka thënë një të vërtetë, që shumica e gazetarëve janë të papërgatitur për profesionin e tij. Ramushi është shumë më gjentil edhe në aspekte të tjera”.

”Unë kam punuar bashkë me Ramushin, nuk i kam unë asnjë borxh, ai mua më  ka borxh. Kur më është dasht për mem ndihmuar nuk më ka ndihmuar, është treguar burrë i ligë.

”Kam qenë i interesuar të më ndihmojë në atë kohë, e nuk më ka ndihmuar. Qëndrimi im nuk varet nga pozicioni personal” ka përfunduar ai, transmeton Klan Kosova.

Gjithë këto polemika u ngritën kur gjatë ditës Kryeministri i sapozgjedhur i vendit Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media, pas vizitës së tij në Ministrinë e Infrastrukturës iu drejtua të pranishmëve me fjalët: ”Shumica e gazetarëve nuk e dinë gjuhën angleze dhe se duhet të shkojnë më shumë në shkollë”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 19:43  | T.E. | 592 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.