S’ka guxim për konfiskim të pasurisë në Maqedoni
Partitë, manovrime për koalicione parazgjedhore
Ja të arriturat dhe aktivitetet e studentëve nga kolegjët më të mirë në Maqedoni
Vetëm mbrojtja me ligj shpëton bastardimin e gjuhës nga portalet
Amerika nuk mbështet version tjetër të Demarkacionit
demarkacioni-s1.jpg

Prishtinë, 13 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk mbështesin asnjë version tjetër të Demarkacionit me Malin e Zi, pos atij të arritur e të nënshkruar mes përfaqësuesve të të dyja shteteve në vitin 2015.

 

Kështu kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili qysh në ditën e parë të punës së tij shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufirit, të drejtuar nga Murat Meha.

 

Me këtë rast Haradinaj si drejtues të komisionit të ri caktoi ish-deputetin e LDK-së Shpejtim Bulliqin, i cili kishte qenë ndër kundërshtarët më të ashpër të versionit aktual të Demarkacionit.

 

Por, pas këtij vendimi reagoi edhe pala malazeze, e cila tha se nuk është njoftuar fare rreth shkarkimit të Komisionit.

 

Mirëpo për dallim prej saj, Haradinaj gjatë mbledhjes në të cilën shkarkoi Komisionin deklaroi se institucionet janë në kontakt me Malin e Zi.

 

Nga ana tjetër, vendimin për shkarkimin e Mehës dhe për emërimin e Bulliqit e ka mirëpritur edhe lëvizja “Vetëvendosje”, por jo edhe LDK-ja.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 09:47  | Z.H. | 710 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
Anulohet Ligji për gjuhët?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.