« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
maxresdefault_47.jpg

Shkup, 23 shtator - Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit fillon më 25 shtator, ndërsa partitë politike pritet që ti ndezin "mortorët" elektoral për të përfutuar sa më shumë vota në kontot e tyre, shkruan Zhurnal.mk

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të nis nga Shkupi, të dielën në një manifestim të madh siç thonë nga kjo parti, në hotelin "Aleksandar Palace" ku do të prezentohen të gjithë kandidatët për kryetar komune dhe bartësistë e listave të këshilltarvëe. Fjalë rasti përveç liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të Shtabit Qendror, Fatmir Besimi do të mbajn edhe të gjithë kandidatët për kryetar komunash. Me këtë rast BDI do të prezentojë edhe të arriturat e deritanishme në nivel lokal si dhe do të prezentohet edhe programi i ardhëshëm katër vjeçar i çdo kandidati për kryetar komune.

Edhe Lëvizja BESA, fushatën parazgjedhore do ta nis të dielën nga Sheshi "Iliria" në Tetovë ku do të prezentohen të gjithë kandidatët e saj për kryetar komunash dhe bartësitë e listave të këshilltarëve dhe po ashtu do të prezentohet edhe programi elektoral i kësaj force politike opozitare.

Ndërsa, Aleanca për Shqiptarët (SSH) të hënën fillon fushatën parazgjedhore në Gostivar, ku në një konventë promovuese do të promovojë të gjithë kandiadtët për kryetar komunash dhe bartësistë e listave për këshilltar si dhe do të paraqes programin e zhvillimit lokal për të gjitha komunat ku garojnë kandidatët e saj.

Nga ana tjetër, PDSH-ja e Menduh Thaçit ditë më parë ka mbajtur Konventën promovuese në Tetovë, ku u prezantuar të gjithë kandidatët për kryetar të komunave.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.09.2017, 21:26  | D.J. | 5,859 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.