Gjatë fundjavës 31 aksidente në Shkup
kronika
Gjatë fundjavës 31 aksidente në Shkup

Gjatë fundjavës 31 aksidente në Shkup

Shkup, 12 nëntor - Një këmbësorë, një vozitës i motoçikletës dhe një shofer automjeti kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 17 kanë përfunduar me lëndime të lehta në 31 aksidente që ndodhën gjatë fundjavës së kaluar në qytetin e Shkupit. Në 17 aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas raportit policor 138 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 40 nën ndikimin e alkoolit, 43 shoferë para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 12 shoferë fillestarë.

Nga komunikacioni është përjashtuar edhe një automjet në gjendje të parregullt dhe 31 të paregjistruara.

Policia e komunikacionit ka shqiptuar 189 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me veturën speciale “karrotrec” janë larguar 119 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe pesë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, tre të cilën nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, tre për rreshtim jo të rregullt, dy për parakalim jo të rregullt dhe një shofer për mos dhënie përparësi kalimi automjeteve në zonën e udhëkryqeve.

© ZHURNAL 12.11.2018, 10:30 | D.J. | 755 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Gruevski në Gjykatë, përmes video incizimit

Shkup, 11 dhjetor - Nikolla Gruevski u pa dhe u dëgjua përmes video incizimit që u paraqit si dëshmi në Gjykatën Penale gjatë seancës gjyqësore për rastin “Tortura”.

Gjegjësisht, PSP-ja sot ka paraqitur si dëshmi incizim nga lajmet e MTV-së që janë transmetuar me 6 qershor të vitit 2011, ku lajmi i parë ka qenë arrestimi i Ljube Boshkovskit, ndërsa lajmi i dytë ka qenë fitorja e VMRO-së në zgjedhjet e atëhershme parlamentare. Në një nga kronikat e gazetareve ka qenë në lidhje me hapjen e një pishine në të cilën natyrisht, paraqitet edhe isj-kryeministri Nikolla Gruevski me çrast për një kohë të shkurtë u paraqit figura e tij gjatë seancës gjyqsore.

Gruevski tashmë një muaj gjendet është arratisur në Hungari.

Seanca e sotme për rastin “Tortura” vazhdon me dëshmitë e propozuara nga PSP-ja. Video-incizimet tregojnë arrestimin e Boshkoskit. Por në vend që të paraqiten vetëm kronikat e gazetarëve në lidhje me këtë rast, me kërkesë të mbrojtjes, u shikua edicioni komplet i lajmeve .

Rasti “Tortura” ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të Partisë së Bashkuar për Maqedoninë dhe ish ministër i Punëve të Brendshme Lube Boshkovski më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në këtë rast të akuzuar janë  ish njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe gjashtë persona të njësisë “Alfa”.

© ZHURNAL 11.12.2018, 11:45 | Xh.I.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."