C4 Cactus do të jetë Citroeni i parë i plotë elektrik
auto
C4 Cactus do të jetë Citroeni i parë i plotë elektrik

C4 Cactus do të jetë Citroeni i parë i plotë elektrik

Citroen njoftoi për vitin 2020 brezin e ri C4 Cactus, i cili përveç dizajni të ri, do të ketë edhe motor të ri.

Përveç motorëve standard me karburante fosile, C4 Cactus do të jetë gjithashtu i pari Citroen i plotë elektrik. Pas kësaj, çdo model i ri i prodhuesit francez do të marrë një version elektrik deri në vitin 2025, transmeton KosovaPress.Citroen C4 Cactus do të ndërtohet në platformën CMP të Grupit PSA në të cilin Opel Corsa dhe Peugeot 208 do të ndërtohen vitin e ardhshëm. 

Ndryshe nga gjenerata e tanishme nga viti 2014, C4 Cactus i ri do të marrë gjithashtu një ridizajnim të bazuar në konceptin CXperience nga salloni i veturave 2016 në Paris. Para ardhjes së C4 Cactus të ri, Citroen do të prezantojë dy koncepte elektrike vitin e ardhshëm. E para arrin në panairin e automobilave të Gjenevës dhe është një makinë e vogël e qytetit me një çmim të volitshëm të frymëzuar nga modeli 2CV, përkatësisht "Spacek".  Citron do të prezantojë një koncept tjetër në Shangai, për të cilin tash për tash nuk ka informata.

© ZHURNAL 13.11.2018, 15:57 | Z.H. | 724 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Ramiz Merko ndriçon Strugën për festa!

Shkup, 14 dhjetor - Fotografi Faton Murati ka postuar në rrjetin e tij në Facebook, një foto e cila tregon qytetin e Strugës me dekoret e festave të fundvitit. Kjo foto ka kapur momentin e shpërthimit të fishekzjarreve dhe dekorin e Strugës, me pemën e Vitit të ri dhe dritat vezulluese të vendosura nga Komuna e Strugës. 

© ZHURNAL 14.12.2018, 21:11 | B.L.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."