Formacioni më i mirë në 12-të javët e para në Serie A, dominon Juve
sport
Formacioni më i mirë në 12-të javët e para në Serie A, dominon Juve

Formacioni më i mirë në 12-të javët e para në Serie A, dominon Juve

Juventusi ka konfirmuar edhe një herë se është ekipi me i kompletuar italian në garën për titull në Serie A.

Napoli dhe Interi janë rivalizuesit më të mëdhenj, teksa Milani është rikthyer në pozitat e para.

Por, edhe si në çdo sezon, edhe në këtë nuk mungojnë befasitë.

Tashmë në kampionatin elitar italian kanë kaluar 12-të javë, ndërsa Opta ka publikuar formacionin e javës.

Njëmbëdhjetëshja dominohet nga Juventusi, kampionët aktual kanë katër lojtarë.

Napoli ka tre lojtar, kurse Interi, Milani, Genoa dhe Parma vetëm nga një lojtar.

Formacioni i plotë: Luigi Sepe (Parma); Joao Cancelo (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Kalidou Koulibaly (Napoli); Alex Sandro (Juventus); Allan (Napoli), Miralem Pjanic (Juventus), Marcelo Brozovic (Interi); Suso (Milan), Krzysztof Piatek (Genoa), Dries Mertens (Napoli).

© ZHURNAL 13.11.2018, 15:20 | Xh.I. | 1,062 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

LAJMI I FUNDIT (FOTO) Të shtëna me armë në Strasburg - Europarlamentarët “ngujohen” brenda PE-së

Strazburg, 11 dhjetor - Një person raportohet të ketë vdekur, nëse 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmjes së të martës pranë një tregu Krishtlindjeje në qytetin e Strasburgut, ndërkohë që policia thotë se i dyshuari i armatosur është ende në arrati.

“Një ngjarje tejet serioze që cënon sigurinë publike po ndodh në Strasburg. Banorët janë të lutur të qëndrojnë në shtëpi”, shkruante në rrjetin social “Twitter” ministri i Brendshëm francez.

“Të shtëna në qendrën e qytetit të Strasburgut. Faleminderit të gjithëve që qëndroni në shtëpi, derisa situata të qetësohet”, dërgonte mesazhin e tij zv.kryebashkiaku i qytetit, Alain Fontanel.

Por, më e rëndësishmja është “shtetrrethimi” i Parlamentit Europian që e ka selinë në Strasburg. Sipas asaj që bëhet e ditur, europarlamentarët, stafi shtesë dhe gazetarët e kanë patur të pamundur të dalin nga ndërtesa pas informimit për të shtëna.

PE është duke mbajtur aktualisht një seancë plenare, me qindra europarlamentarë dhe zyrtarë të tjerë që kanë shkuar si çdo muaj në Strasburg nga Brukseli.

© ZHURNAL 11.12.2018, 21:38 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."