Agjenti i Hysajt, Giuffredi: Në javët e ardhshme do takohemi me De Laurentiis rreth rinovimit
sport
Agjenti i Hysajt, Giuffredi: Në javët e ardhshme do takohemi me De Laurentiis rreth rinovimit

Agjenti i Hysajt, Giuffredi: Në javët e ardhshme do takohemi me De Laurentiis rreth rinovimit

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, ka konfirmuar se së shpejti do të takohet me presidentin Aurelio De Laurentiis për të folur rreth kontratës së re.

Mbrojtësi shqiptar është një nga më të mirët në Serie A dhe klubi napolitan dëshiron ta mbajë edhe për shumë vite.

“Jemi duke folur me Napolin tash e disa kohë”, ka thënë Giufferedi.

“Në javët e ardhshme do të takojë presidentin për të kuptuar se a ka kushte për rinovim”.

“Ai ka vetëm dy vite e gjysmë në kontratën e tij. Ndërsa sa për Mario Ruin, ai ka tre vite e gjysmë të mbetura në kontratë dhe ka kohë për të diskutuar”.

“Pres shumë nga të dy lojtarët në pjesën e mbetur të sezonit”, ka shtuar agjenti.

Për Hysaj kishte shfaqur interesim serioz Chelsea, por oferta e klubit anglez ishte refuzuar.

© ZHURNAL 13.11.2018, 15:21 | Xh.I. | 946 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

LAJMI I FUNDIT (FOTO) Të shtëna me armë në Strasburg - Europarlamentarët “ngujohen” brenda PE-së

Strazburg, 11 dhjetor - Një person raportohet të ketë vdekur, nëse 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmjes së të martës pranë një tregu Krishtlindjeje në qytetin e Strasburgut, ndërkohë që policia thotë se i dyshuari i armatosur është ende në arrati.

“Një ngjarje tejet serioze që cënon sigurinë publike po ndodh në Strasburg. Banorët janë të lutur të qëndrojnë në shtëpi”, shkruante në rrjetin social “Twitter” ministri i Brendshëm francez.

“Të shtëna në qendrën e qytetit të Strasburgut. Faleminderit të gjithëve që qëndroni në shtëpi, derisa situata të qetësohet”, dërgonte mesazhin e tij zv.kryebashkiaku i qytetit, Alain Fontanel.

Por, më e rëndësishmja është “shtetrrethimi” i Parlamentit Europian që e ka selinë në Strasburg. Sipas asaj që bëhet e ditur, europarlamentarët, stafi shtesë dhe gazetarët e kanë patur të pamundur të dalin nga ndërtesa pas informimit për të shtëna.

PE është duke mbajtur aktualisht një seancë plenare, me qindra europarlamentarë dhe zyrtarë të tjerë që kanë shkuar si çdo muaj në Strasburg nga Brukseli.

© ZHURNAL 11.12.2018, 21:38 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."