Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohej se vidhte në Tetovë
kronika
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohej se vidhte në Tetovë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohej se vidhte në Tetovë

Tetovë, 13 nëntor – Pjesëtarët e policisë së Tetovës, të hënën mbrëma rreth orës 23 e 40 minuta, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, kanë privuar nga liria shtetasin e Shqipërisë.

Y.D. 47 vjeçar nga qyteti i Shkodrës, për shkak të dyshimit se është kryerës i vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në rajonin e Tetovës. Shtetasi i Shqipërisë është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.

© ZHURNAL 13.11.2018, 21:14 | T.E. | 2,852 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Gruevski në Gjykatë, përmes video incizimit

Shkup, 11 dhjetor - Nikolla Gruevski u pa dhe u dëgjua përmes video incizimit që u paraqit si dëshmi në Gjykatën Penale gjatë seancës gjyqësore për rastin “Tortura”.

Gjegjësisht, PSP-ja sot ka paraqitur si dëshmi incizim nga lajmet e MTV-së që janë transmetuar me 6 qershor të vitit 2011, ku lajmi i parë ka qenë arrestimi i Ljube Boshkovskit, ndërsa lajmi i dytë ka qenë fitorja e VMRO-së në zgjedhjet e atëhershme parlamentare. Në një nga kronikat e gazetareve ka qenë në lidhje me hapjen e një pishine në të cilën natyrisht, paraqitet edhe isj-kryeministri Nikolla Gruevski me çrast për një kohë të shkurtë u paraqit figura e tij gjatë seancës gjyqsore.

Gruevski tashmë një muaj gjendet është arratisur në Hungari.

Seanca e sotme për rastin “Tortura” vazhdon me dëshmitë e propozuara nga PSP-ja. Video-incizimet tregojnë arrestimin e Boshkoskit. Por në vend që të paraqiten vetëm kronikat e gazetarëve në lidhje me këtë rast, me kërkesë të mbrojtjes, u shikua edicioni komplet i lajmeve .

Rasti “Tortura” ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të Partisë së Bashkuar për Maqedoninë dhe ish ministër i Punëve të Brendshme Lube Boshkovski më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në këtë rast të akuzuar janë  ish njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe gjashtë persona të njësisë “Alfa”.

© ZHURNAL 11.12.2018, 11:45 | Xh.I.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."