Hiqni grilat e dritareve, pengesa e rrezeve të diellit ju shkakton këtë problem shëndetësor
medicina
Hiqni grilat e dritareve, pengesa e rrezeve të diellit ju shkakton këtë problem shëndetësor

Hiqni grilat e dritareve, pengesa e rrezeve të diellit ju shkakton këtë problem shëndetësor

Ndërsa shqetësimet rreth privatësisë mund të ju ndalojnë që të mbani grilat e dritareve hapur tani mund të ndryshoni mendje kur të lexoni se si kjo mund të sjellë shumë më pak diell në shtëpinë tuaj në dobi të shëndetit.

Sipas një artikulli të botuar në Science Daily, lënia e rrezeve të diellit në shtëpinë tuaj përmes dritareve mund të vrasi bakteret që jetojnë në pluhurin e mobiljeve dhe kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të problemeve të frymëmarrjes.

Artikulli i referohet një studim të botuar në revistën Microbiome. Studiuesit e Universitetit të Oregonit të udhëhequr nga Dr. Ashkaan Fahimipour, krijuan dhoma të kontrolluara nga klima dhe ekspozuan bakteret e gjetura në pluhurin e shtëpisë: në një dhomë normale, në një dhomë me dritë të dukshme dhe e treta në një dhomë me rreze ultravjollcë.

Pas 90 ditësh, rezultatet u mblodhën nga çdo mjedis dhe studioheshin. Bakteret ishin më të prirur të qëndronin të gjalla dhe të riprodhoheshin në dhomat e errëta – mesatarisht rreth 12 për qind më shumë. Përveç kësaj, ato baktere që mbaheshin në errësirë ishin gjithashtu më të lidhur ngushtë me sëmundjet e frymëmarrjes sesa ato që qëndruan të gjalla edhe me ekspozimin ndaj diellit.

© ZHURNAL 13.11.2018, 22:31 | T.E. | 1,810 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."