Basha me banorët në lokal/ PD: Policia shoqëroi djalin e pronarit
shqiperia
Basha me banorët në lokal/ PD: Policia shoqëroi djalin e pronarit

Basha me banorët në lokal/ PD: Policia shoqëroi djalin e pronarit

Tiranë, 14 nëntor - Policia ka shoqëruar sot një prej banorëve protestues, shtëpia e të cilit preket nga zbatimi i projektit për Unazën e Madhe. Deputetë të PD mbërritën pranë komisariati nr 6 në kryeqytet, ndërsa akuzuan uniformat blu se kanë shoqëruar në gjendje jo të mirë shëndetësore, djalin e familjes, që zotëron lokalin, në të cilin kryedemokrati Basha zhvilloi takimin me një përfaqësi të protestuesve disa ditë më parë.

Burime nga policia, konfirmuan për “BalkanWeb” shoqërimin në polici të shtetasit me inicialit, D.P, i cili po sipas të njëjtave burime do të ndiqet penalisht në gjendjen të lirë. Krahas të riut të shoqëruar ditën e sotme, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre shtetas, protestues së Unazës së Re.

© ZHURNAL 14.11.2018, 11:06 | Xh.I. | 1,681 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."