Tevdovski: Tatimi progresiv nuk do të shkaktojë evazion tatimor
ekonomi
Tevdovski: Tatimi progresiv nuk do të shkaktojë evazion tatimor

Tevdovski: Tatimi progresiv nuk do të shkaktojë evazion tatimor

Shkup, 6 nëntor - Tevdovski në edicionin e  emisionin “360 shkallë“ është përgjigjur akuzave të opozitës, sipas të cilëve vedosja e sistemit tatimor progresiv do të shtojë evazionin tatimor dhe ekonominë e gri në vend. Tevdovski tha se këto akuza janë argumente klasike të së djathtës dhe se nuk kanë bazë.  Sipas ministrit të Financave ,edhe në Shqipëri gjatë vitit 2013, qeveria ishte akuzuar me të njëjtat argumente, mirëpo shteti fqinjë nuk ka pasur probleme në implementimin e titimit progresiv.

"Në esencë, ja unë e ndoqa debatin në Shqipëri, në vitin 2013. Atje, gjëja kryesore për të cilën është folur, ja ngjashëm me këtë këtu, se do të rriten evazioni tatimor, gjë që absolutisht atje nuk ka ndodhur. Ky është ai argumenti klasik që e jep e Djathta. Është shumë e rëndësishme se si është kapaciteti i administratës në përballje me këtë. Ne, unë jam i lumtur se me mbështetjen e Bashkimit Evropian punojmë në përmirësimin serioz të kapacitetit të DAP-it dhe këtë  jemi duke e demonstruar këtyre muajve ku arkëtimi i të ardhurave është i shkëlqyeshëm”, u shpreh ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

© ZHURNAL 06.11.2018, 10:03 | Xh.I. | 623 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Bekteshi një ndër ministrat më të pasur në qeverinë e Zaevit

Shkup, 14 nëntor – Zhaklina Haxhi Zafirova nga Qendra e gazetarisë hulumtuese gjatë pranisë së saj në Studio1 ka zbuluar të rejat lidhur me platformën PEP (politically exposed person).

Projekt ky i financuar nga ambasada amerikane për gazetarët dhe për qytetarët që të sigurojë informacione të besueshme për funksionarët. Ueb platforma do jetë bazë e të dhënave për atë se cka disponojnë, niveli i familjes më të ngushtë, nëse janë të involvuar në ndonjë biznes, pasuria personale, nëse janë aksioner dikundi, me një fjalë të gjitha të dhënat të cilat i kanë deklaruar në Agjencinë për deklarim të pasurisë. Të dhënat do të azhurohen në nivel javor dhe do të përfshihen të gjitha storiet hulumtuese.

Haxhi Zafirova deklaroi se për momentin po skenohen 146 persona, deputet e ministra e më pas edhe kryetar komunash. Ministri më i pasur momentalisht është Koco Angjushev e më pas në top 6 e tyre jane edhe Kreshnik Bekteshi, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev etj.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:55 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."