Në Gostivar hapet edicioni i dytë i festivalit të teatrit „Othello“
kulture
Në Gostivar hapet edicioni i dytë i festivalit të teatrit „Othello“

Në Gostivar hapet edicioni i dytë i festivalit të teatrit „Othello“

Gostivar, 6 nëntor - Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mbrëmë ishte i pranishëm dhe mbajti fjalë rasti në Qendrën e Kulturës „ASNOM“ në Gostivar, ku u bë hapja e edicionit të dytë të Festivalit ndërkombëtar të teatrit „Othello“.

Në fjalimin e tij Ademi theksoi se ekzistimi i festivalit, që realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, hap perspektiva të reja në zhvillimin e artit teatror jo vetëm në Gostivar, por edhe në pasurimin e hapësirës kulturore në vendin tonë. Ai me të pranishmit e ndau edhe informacionin se, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në Gostivar do të themelohet institucioni i ri kombëtar „Teatri i Gostivarit“, selia e të cilit do të jetë në Qendrën e Kulturës. Ademi shtoi se me formimin e institucionit të ri, si një nga përkushtimet e tij pas marrjes së detyrës Ministër i Kulturës, do të plotësohet nevoja e kamotshme për zhvillim profesional të artit teatror dhe prezantim i krijimtarisë së begatshme teatrore në këtë qytet.

Përndryshe, në kuadër të festivalit i cili ka karakter garues, nga 5 deri 9 nëntor, në skenën e Qendrës së Kulturës „ASNOM“ në Gostivar do të shfaqen pesë shfaqje në gjuhën shqipe, nga ansamblet e teatrove nga Maqedonia, Shqipëria dhe nga Kosova.

© ZHURNAL 06.11.2018, 13:57 | Xh.I. | 1,006 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Bekteshi një ndër ministrat më të pasur në qeverinë e Zaevit

Shkup, 14 nëntor – Zhaklina Haxhi Zafirova nga Qendra e gazetarisë hulumtuese gjatë pranisë së saj në Studio1 ka zbuluar të rejat lidhur me platformën PEP (politically exposed person).

Projekt ky i financuar nga ambasada amerikane për gazetarët dhe për qytetarët që të sigurojë informacione të besueshme për funksionarët. Ueb platforma do jetë bazë e të dhënave për atë se cka disponojnë, niveli i familjes më të ngushtë, nëse janë të involvuar në ndonjë biznes, pasuria personale, nëse janë aksioner dikundi, me një fjalë të gjitha të dhënat të cilat i kanë deklaruar në Agjencinë për deklarim të pasurisë. Të dhënat do të azhurohen në nivel javor dhe do të përfshihen të gjitha storiet hulumtuese.

Haxhi Zafirova deklaroi se për momentin po skenohen 146 persona, deputet e ministra e më pas edhe kryetar komunash. Ministri më i pasur momentalisht është Koco Angjushev e më pas në top 6 e tyre jane edhe Kreshnik Bekteshi, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev etj.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:55 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."