Mercedes CLA Shooting Brake pret gjeneratën e dytë (Foto)
Kaltrina Selimi po shijon ditët në vendlindje, duket atraktive në imazhet e reja
auto
showbiz

Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi, tash e sa vite është zhvendosur në Londër, ku jeton së bashku me burrin dhe djalin e saj, Tristanin.

Pavarësisht largësisë, Kaltrina është shumë e lidhur dhe mundohet të vijë sa më shpesh që të jetë e mundur.

Së fundmi, ajo është rikthyer sërish në Prishtinë, ku po shijon disa ditë të mira pushimi krah familjarëve të saj.

Kaltrina është mjaft e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, ani pse nuk është shumë aktive në to.

Mirëpo së fundmi, këngëtarja ka publikuar për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive në një nga lagjet e Prishtinës.

E veshur me xhinse dhe një xhup të shkurtër të zi, këngëtarja tregoi edhe njëherë se stili është pika e saj e fortë.

Ajo shquhet edhe për linjat trupore të saj, të cilat janë të lakmueshme nga çdo femër. /Telegrafi/

© ZHURNAL 07.11.2018, 12:15 | Z.H. | 1,426 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

Mercedes CLA Shooting Brake pret gjeneratën e dytë (Foto)

Prodhuesi gjerman ka filluar renovimin e familjes së vet me makina kompakte me klasën e re A hatchback dhe sedan, si dhe klasën e re B, e cila kishte premierën botërore në tetor, në Panairin e Parisit.

Në mesin e modeleve kompakte me motor të përparmë, të cilat pritet të zëvendësohen, janë edhe coupe dhe versioni Shooting Brake. Falë paparacëve, ne jemi në gjendje të shohim fotografitë e para të prototipit të “kamufluar” të Mercedes CLA Shooting Brake.

Automobili është xhiruar gjatë testimit në Gjermani dhe versioni i prodhimit do të shfaqet në 2019. Mercedes CLA Shooting Brake do të marrë modelet stilistike të klasës së re A, dhe me këtë makinë do të ndajë edhe pjesë të mekanikës dhe motorizimit. /kp/Telegrafi/

© ZHURNAL 07.11.2018, 14:32 | Z.H. | 1,426 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

Viktor Orban: Gruevski do të kërkojë azil për arsye sigurie

Budapest, 14 nëntor - Kryeministri hungarez Viktor Orban zyrtarisht konfirmoi se Nikolla Gruevski ishte në Budapest dhe se është duke e bërë gati aplikimin e tij për azil në përputhje me të drejtën vendore dhe ndërkombëtare. Në një deklaratë zyrtare nga kabineti qeveritar theksohet se Hungaria lejon ish-kryeministrin maqedonas për të kërkuar azil për arsye sigurie.

Kabineti i kryeministrit Orban vlerëson se Maqedonia është partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm i Hungarisë.

“Bashkëpunimi i mirë midis dy vendeve është një gur themeli i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit të Ballkanit dhe të sigurisë në Evropë. Qeveria aktuale e Maqedonisë është një partner i Hungarisë në marrëdhëniet ndërshtetërore. Ne nuk duam për të ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi sovran, dhe ne besojmë se vlerësimi i kërkesës për azil të ish-kryeministri të Maqedonisë është çështje thjesht ligjore”, theksohet në deklaratën zyrtare nga zyra e Orbanit.

© ZHURNAL 14.11.2018, 18:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."