Nexus 5X dhe 6P nuk do të përditësohen më
teknologji
Nexus 5X dhe 6P nuk do të përditësohen më

Nexus 5X dhe 6P nuk do të përditësohen më

Duket se gjiganti i kërkimit, Google, do të përfundojë brendin Nexus të smartfonëve sepse tani është i fokusuar më shumë në serinë Pixel. Po ashtu, fatkeqësisht, kjo nënkupton se në kushtet e mbështetjes dhe përditësimeve, duket se seria Nexus ka ardhur te një fund, sipas një postimi në uebfaqen e Googlet për mbështetje.

 

Sipas uebfaqes, thuhet se kushtet e përditësimit, të dy smartfonëve – Nexus 5X dhe 6P, nuk do të marrin më përditësimet e sigurisë pas këtij muaji, transmeton Koha.net. Të dy këtyre smartfonëve nuk u është garantuar përditësimi me versionin Android që nga shtatori i vitit të kaluar.

 

Gjithashtu, ubefaqja për mbështetje e Googlet përmend se asnjëri nga këta dy smartfonë nuk do të marrin mbështetje online pas muajit nëntor të 2018-ës. Të dy, Nexus 5X dhe 6P, ishin pajisjet e fundit të familjes së smartfonëve Nexus. Smartfonët e mëhershëm Nexus kanë përfunduar jetën e tyre që nga viti i kaluar dhe më herët.

© ZHURNAL 07.11.2018, 14:43 | Z.H. | 524 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."