Goditet me makinë një çiklist në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, humb jetën në vendin e ngjarjes
kronika
Goditet me makinë një çiklist në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, humb jetën në vendin e ngjarjes

Goditet me makinë një çiklist në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, humb jetën në vendin e ngjarjes

Shkup, 7 nëntor - Një çiklist ka humbur jetën pasi është goditur me makinë në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:40 kur makina e tipit “Opel Corsa” me targa të Kumanovës e drejtuar nga D.A (47) nga Kumanova, ka goditur çiklistin T.S (70) nga fshati Stanjevsci i Shën Nikollës.

T.S ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në Shën Nikollë.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekipi i stacionit policorë në Shën Nikollë.

© ZHURNAL 07.11.2018, 11:55 | Xh.I. | 3,663 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."