Salihu: Gjithçka gati për “Gongun e Artë”
sport
Salihu: Gjithçka gati për “Gongun e Artë”

Salihu: Gjithçka gati për “Gongun e Artë”

Për herë të 48 në Shkup, nga 9 deri më 10 nëntor, do të zhvillohet turneu tradicional Gongu i Artë në sportin e boksit. Në edicionin e 48 do të marrin pjesë më shumë se 40 boksierë nga vendet ballkanike dhe nga Evropa.

Në këtë event sportiv, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 8 boksierë nga Kosova dhe 6 nga Shqipëria. Sfidat e gjysmëfinales do të zhvillohet më 9 nëntor, ndërsa më 10 nëntor do të zhvillohet luftërat finale, në palestrën sportive “Boris Trajkovski”, në Shkup. Nga boksierët shqiptar për Maqedoninë do luftojnë Denis Muharemovski, Alim Nasufi, Lulzim Ismaili dhe Arsim Etemi. Në këtë eveniment do marrin pjesë shtete si Shqipëria, Bullgaria, Kosova, Polonia, Romania, Sllovenia, Serbia dhe Maqedonia.

“Kemi punuar maksimalisht që me arrit qëllimin tonë që të organizojmë një eveniment ashtu qysh i ka hije këtij turne tradicional. Në këtë aktivitet do marrin pjesë tetë shtetë ku presim edhe shumë lufta interesante, andaj ftoj simpatizuesit që të vijnë sa më shumë simpatizues sepse do ketë kualitet në lufta”, tha nënkryetari i federatës së boksit të Maqedonisë, Faton Salihu. Pritet të zhvillohen 14 ndeshje në gjysmëfinale dhe 9 në luftërat e finales. Ndeshjet do të zhvillohen në Palestën “Boris Trajkovski” në Shkup. Të premten duke filluar në ora 17:00 fillojnë gjysmëfinalet, kurse të shtunën duke filluar në ora 12:00 ndeshjet finale.

 

 

© ZHURNAL 07.11.2018, 14:49 | A.A. | 519 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

LAJMI I FUNDIT (FOTO) Të shtëna me armë në Strasburg - Europarlamentarët “ngujohen” brenda PE-së

Strazburg, 11 dhjetor - Një person raportohet të ketë vdekur, nëse 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmjes së të martës pranë një tregu Krishtlindjeje në qytetin e Strasburgut, ndërkohë që policia thotë se i dyshuari i armatosur është ende në arrati.

“Një ngjarje tejet serioze që cënon sigurinë publike po ndodh në Strasburg. Banorët janë të lutur të qëndrojnë në shtëpi”, shkruante në rrjetin social “Twitter” ministri i Brendshëm francez.

“Të shtëna në qendrën e qytetit të Strasburgut. Faleminderit të gjithëve që qëndroni në shtëpi, derisa situata të qetësohet”, dërgonte mesazhin e tij zv.kryebashkiaku i qytetit, Alain Fontanel.

Por, më e rëndësishmja është “shtetrrethimi” i Parlamentit Europian që e ka selinë në Strasburg. Sipas asaj që bëhet e ditur, europarlamentarët, stafi shtesë dhe gazetarët e kanë patur të pamundur të dalin nga ndërtesa pas informimit për të shtëna.

PE është duke mbajtur aktualisht një seancë plenare, me qindra europarlamentarë dhe zyrtarë të tjerë që kanë shkuar si çdo muaj në Strasburg nga Brukseli.

© ZHURNAL 11.12.2018, 21:38 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."