Rreth 100 kompani kanë aplikuar kthimin e mjeteve përmes masave ekonomike qeveritare
ekonomi
Rreth 100 kompani kanë aplikuar kthimin e mjeteve përmes masave ekonomike qeveritare

Rreth 100 kompani kanë aplikuar kthimin e mjeteve përmes masave ekonomike qeveritare

Tetovë, 7 nëntor – Rreth 100 kompani kanë aplikuar për  kthimin e mjeteve pasi sivjet  kanë investuar në reparte, teknologji por edhe në punësime të reja si dhe në rritjen e rrogave, që janë kusht që Qeveria t’i paguajë para kompanive.

Sot në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt takim midis përfaqësuesve të biznesit dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore ku u prezantuan masat qeveritare për përkrahjen e investimeve nga të tre shtyllat e planit për rritje ekonomike.

Në pikëpamje të inkurajimit të kompanive që të përkrahjen masat e Qeverisë, mund të them se sivjet 100 kompani kanë aplikuar me dokumentacion për të gjitha investimet që i kanë bërë nën kushtet e parashikuara me ligj. Kjo masë është afatgjatë  dhe ky proces do të zgjatë edhe më tej”, tha Zorica Apostolska ministre pa portofol e angazhuar për investimet e huaja.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Fondit për Inovacione dhe Zhvillime Teknologjike  dhe i theksuan masat për përkrahjen në start ap të kompanive. por edhe nevojën e bashkëpunimit të kompanive me institucionet e arsimit të lartë.

© ZHURNAL 07.11.2018, 14:49 | D.J. | 468 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Ndahen çmimet “13 Nëntori” për ditën e Çlirimit të Shkupit

Shkup, 14 nëntor - Me rastin e 74 vjetorit të çlirimit të qytetit të Shkupit, në Orkestrën Filarmonike të Maqedonisë u ndanë çmimet “13 Nëntori”, ndërsa fituesit e këtij viti u prezantuan nga kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Në fushën e Shkencave çmimi iu nda gjyqtares Margarita Caca Nikollovska, për kontribut në avancimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në fushën e arsimit dhe edukimit çmimin për vitin 2018 e fitoi profesori tashmë në pension Axhi Fida, ndërsa në fushën e sportit çmimi iu nda notuesit Andrej Stojanovski, për arritje të jashtëzakonshme në kategorinë e sporteve për njerëz me nevoja të veçanta.

Në fushën e Kulturës çmimin e fitoi muzikologu Marko Kolovski, për krijimtari shumëvjeçare në fushën e muzikës, si dhe përkthyesi i librave njëherit dhe shkrimtari Resul Shabani, për përkthim të antologjive.

Në fushën e arteve muzicienti Ramadan Shukri shpërblehet me çmim për kontribut në fushën e kulturës, arsimit dhe edukimit.

Gazetari Sefer Tairi fitoi çmimin në fushën e publicistikës, për kontribut 20-vjeçar në zhvillimin  e gazetarisë dhe publicistikës.

© ZHURNAL 14.11.2018, 11:50 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."