Ibrahimovic e dëshpëron Milanin
sport
Ibrahimovic e dëshpëron Milanin

Ibrahimovic e dëshpëron Milanin

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, i ka dëshpëruar tifozët dhe drejtuesit e Milanit, duke thënë se LA Galaxy është prioriteti im, pas spekulimeve se ai do të kthehet te klubi italian gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pasi LA Galaxy nuk ishte kualifikuar për playoff-s në Major League Soccer (MLS), mediat kishin raportuar se Ibrahimovici mund të kthehet në Milan, pasi që këtë javë edhe ka zbuluar se ai nuk kishte dashur të largohej asnjëherë nga kuqezinjtë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pas Milanit ai e shijoi karrierën e tij edhe në Paris Saint-Germain dhe në Manchester United, para se të transferohej këtë verë në LA Galaxy.

“Klubi i di të gjithë dëshirat dhe kërkesat e mia. Varet nga ata se çfarë duan, por ata janë shumë pozitiv. Kanë qenë shumë të mirë me mua dhe më kanë ndihmuar shumë mua dhe familjes time”, ka thënë Ibrahimovic.

“Unë kam një lidhje të mirë me të gjithë këtu. Le të themi se nuk jam aspak i shqetësuar. Nuk është sekret, klubet nga Evropa janë të interesuara për mua. Absolutisht, por prioriteti im është Galaxy dhe jam i lumtur këtu”.

Ibrahimovici i ka shënuar 22 gola dhe i ka asistuar dhjetë të tjera për klubin amerikan mes marsit dhe tetorit të këtij viti dhe tani është nominuar për çmimin e MLS-it për lojtarin më të vlefshëm.

© ZHURNAL 07.11.2018, 15:01 | Xh.I. | 662 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."