Ylli i Juventusit i shkruan publikisht Pogbas: Kthehu në shtëpi, vëlla!
sport
Ylli i Juventusit i shkruan publikisht Pogbas: Kthehu në shtëpi, vëlla!

Ylli i Juventusit i shkruan publikisht Pogbas: Kthehu në shtëpi, vëlla!

Para ndeshjes mes Juventusit dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve sonte në Torino, qendërmbrojtësi Medhi Benatia i ka bërë thirrje Paul Pogbas të kthehet në Juve.

Mesfushori i Unitedit Pogba shkroi në Instagram për kthimin e tij emocional në Torino për t’u përballur me ish-skuadrën, me mbrojtësin e Juventusit Benatian që ia la një koment duke i bërë thirrje t’i bashkohet sërish klubit, transmeton Gazeta Express.

“Pogback [kthimi] emocional në Torino”, shkroi Pogba duke iu referuar hashtagut që Unitedi e pati përdorur në kohën e kthimit të francezit në vitin 2016 dhe udhëtimit të “Djajve të kuq” në Juve në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, për francezin është spekuluar se do të kthehet të “Bardhezinjtë” dhe Benatia i bëri koment atij duke i thënë: “Kthehu në shtëpi, vëlla”.

25-vjeçari tashmë është përballur me Juventusin këtë sezon por ishte në anën e humbësve pasi Unitedi u mposht 1-0 në “Old Trafford”.

© ZHURNAL 07.11.2018, 15:02 | Xh.I. | 493 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Bekteshi një ndër ministrat më të pasur në qeverinë e Zaevit

Shkup, 14 nëntor – Zhaklina Haxhi Zafirova nga Qendra e gazetarisë hulumtuese gjatë pranisë së saj në Studio1 ka zbuluar të rejat lidhur me platformën PEP (politically exposed person).

Projekt ky i financuar nga ambasada amerikane për gazetarët dhe për qytetarët që të sigurojë informacione të besueshme për funksionarët. Ueb platforma do jetë bazë e të dhënave për atë se cka disponojnë, niveli i familjes më të ngushtë, nëse janë të involvuar në ndonjë biznes, pasuria personale, nëse janë aksioner dikundi, me një fjalë të gjitha të dhënat të cilat i kanë deklaruar në Agjencinë për deklarim të pasurisë. Të dhënat do të azhurohen në nivel javor dhe do të përfshihen të gjitha storiet hulumtuese.

Haxhi Zafirova deklaroi se për momentin po skenohen 146 persona, deputet e ministra e më pas edhe kryetar komunash. Ministri më i pasur momentalisht është Koco Angjushev e më pas në top 6 e tyre jane edhe Kreshnik Bekteshi, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev etj.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:55 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."