Zanetti: Argjentinasit nuk e kuptojnë rëndësinë që Messi ka për botën
sport
Zanetti: Argjentinasit nuk e kuptojnë rëndësinë që Messi ka për botën

Zanetti: Argjentinasit nuk e kuptojnë rëndësinë që Messi ka për botën

Zëvendës presidenti dhe legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është aq i rëndësishëm për botën sa që vendi i tyre, Argjentina, nuk arrin ta kuptojë rëndësinë e tij.

Messi është kritikuar shpeshherë nga tifozët e Kombëtares së Argjentinës dhe nga mediat e vendlindjes së tij, të cilët pretendojnë se ai e ka dhënë më të mirën e tij për Barcelonën, por nuk i ka ndihmuar aq sa duhet Argjentinës, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Barcelonës, pas turneut të Kupës së Botës në Rusi, u largua nga Kombëtarja e Argjentinës, mirëpo ende nuk e ka bërë të ditur se kur do të kthehet apo nëse nuk do të kthehet fare dhe do të pensionohet.

“Messi është aq i madh saqë ne duhet ta shijojmë atë edhe më shumë. Ne argjentinasit nuk e kuptojmë se çfarë rëndësie ka ai për botën”, ka thënë Zanetti pas ndeshjes mes Interit dhe Barcelonës, që përfundoi me barazim 1-1.

“Ajo që i mungon skuadrës së Argjentinës është një projekt i mirë dhe një trajner që e drejton skuadrën për një periudhë të gjatë. Argjentina ka vazhdimisht lojtarë të mirë, por për t’i përmirësuar gjërat, duhet të bëhet edhe shumë punë”.

“Presioni mbi gjeneratën e fundit të futbollistëve të Argjentinës ka bërë që ata të vuajnë për shkak të tri finaleve të humbua. Ne jemi një vend i suksesshëm, por nuk mund ta matësh një grup të lojtarëve vetëm përmes kësaj”.

© ZHURNAL 07.11.2018, 16:03 | Xh.I. | 463 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

MPB: Nga nesër të obligueshëm zinxhirët dhe përgaditjet dimërore

Shkup, 14 nëntor - Nga nesër hyn në fuqi masa për mbajtjen e përgatitjeve dimërore nëpër vetura, si: zinxhirët, gomat dimërore etj.

Për mos pasjen e këtyre pajisjeve parashikohen gjoba deri në 45 euro ose heqje e poenëve nga libreza e vozitjes.

MPB njofton se nga nesër do të ketë kontrolle të shtuara për kontrollimin e këtyre pajisjeve.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:10 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."