Edukimi tradicional në Malësinë e Sharrit
kulture
Edukimi tradicional në Malësinë e Sharrit

Edukimi tradicional në Malësinë e Sharrit

Tetovë, 7 nëntor - Doli në dritë libri mbi ruajtjen dhe kultivimin e edukimit të trashigimisë shpirtërore në Malësi të Sharrit. Autori Sherif Sulejmani në këtë vepër është përpjekur që të shpalos vlerat e e etnokulturës edukativo-arsimore në këto vendbanime.

Janë trajtuar në mënyrë shkencore, shumë burime informacioni nga vetë entonpsikologjia me shumë referenca autoktone dhe me protagonsitë të saj, paraqesin gjërësin e trashëgimisë edkukative-arsimore të shqiptarëve në këto vise,

“Edukimi tradicional në Malësinë e Sharrit” është libri i dytë i autorit, pas “Përsiatje mbi Edukatën”.

© ZHURNAL 07.11.2018, 18:19 | T.E. | 949 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Gruevski s'mund të kërkojë azil politik, a do të ekstradohet në Maqedoni?

Shkup, 14 nëntor - Njohësit e çështjeve juridike thonë se kërkesa e Nikolla Gruevskit për azil politik nuk qëndron, sepse organet e drejtësisë në Maqedonisë nuk e ndjekin për shkak të ideve apo bindjeve të tij politike, por për shkak të veprave kundërligjore që i ka kryer.

“Bëhet fjalë për vepra penale për të cilat ka dëshmi Prokuroria speciale se të njëjtat janë kryer nga ai dhe për të cilën tanimë kemi një rast ku kemi edhe aktgjykim të plotfuqishëm i cili e ka gjetur personin të fajshëm dhe sipas së cilit  ai duhet të vuajë dy vjet burg dënim në rastin “Tanku”. Kështu që asnjëra prej këtyre veprave nuk është vepër penale politike. Asnjëra prej këtyre veprave nuk është vepër për të cilën Gruevski ndiqet për shkak të ideve të tij politike. Ai ndiqet për keqpërdorim të detyrës së tij zyrtare dhe kjo është vepër penale ordinare, vepër penale e përditshme e cila ndodh në çdo shtet dhe për të cilën nuk jepet azil politik”, tha Besa Arifi, Profesoreshë Universitare.

Duke u nisur nga kjo dhe fakti që Hungaria është vend anëtar i BE-së, profesori universitar Temellko Risteski nuk beson që Gruevski do të fitojë azil politik.

“Nuk bëhet fjalë për bindjet dhe veprat politike. Unë besoj se ligjvënësi në Hungari i respekton standardet ndërkombëtare dhe nuk besoj se do të fitojë azil, nëse është i ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare që duhet të jetë sepse Hungaria është vend anëtar i BE-së”, u shpreh Temellko Risteski, Profesor Universitor.

Por duke pasur parasysh miqësitë mes Gruevskit dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, sa ekziston mundësia që ish-Kryeministri të ekstradohet? Nga Ministria e Drejtësisë na thanë se po e kompletojnë dokumentacionin për kërkesën për ekstradim dhe arsyetimi për të njëjtën. Nga atje gjithashtu shpjegojnë se Maqedonia dhe  Hungaria janë nënshkruese të Konventës Evropiane për ekstradim dhe kjo përbën bazë që vendi ynë të kërkojë ekstradim. Megjithatë profesoresha Besa Arifi thotë se edhe nëse Hungaria nuk e pranon kërkesën e Gruevskit për azil politik, organet e atjeshme mund të vendosin që i arratisuri të mos ekstradohet.

“Sa i përket ekstradimit i njëjti nuk është obligim politik për shtetin por është obligim moral. Dhe në këtë drejtim Hungaria mundet të mos e ekstradojë asnjëherë Grueskin edhe pse mund të jenë përmbushur të gjitha kushtet që ekstradimi të ndodhë. Në këtë rast gjith­çka varet nga vullneti i organeve administrative të shtetit hungarez të cilat mund të vendosin në mënyrë diskecionale, pa u arsyetuar shumë,  se a do të bëjnë ekstradim ose jo”, tha Besa Arifi, Profesoreshë Universitare.  

Edhe pse tani dhënia e azilit politik dhe ekstradimi janë në dorë të qeverisë hungareze, dy profesorët universitarë mendojnë se përmes presioneve dhe sanksioneve unioni evropian mund ta detyrojë Hungarinë ta kthejë Gruevskin në Maqedoni.

© ZHURNAL 14.11.2018, 18:03 | B.M.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."