Meti nis xhirimet e këngës së re, ja foto nga klipi!
showbiz
Meti nis xhirimet e këngës së re, ja foto nga klipi!

Meti nis xhirimet e këngës së re, ja foto nga klipi!

Ai është një këngëtar shumë aktraktiv e kur sjell një projekt që nuk i ka të shpeshta mendon të vijë bukur. Po flasim për këngëtarin Meti Berbatovci i cili ka trokitur në studion e hiteve te Virusi në Tetovë ku mësojmë se aty sapo ka përfunduar inçizimin e një super kënge e që Meti gjatë ditës së mërkurë ka nisur të realizojë edhe klipin e saj në Kosovë e ku të gjithë janë bërë kureshtarë e kanë nisur ta urojnë në foton që e kanë parë të publikuar nga këngëtari në faqen e tij por dhe foto kemi siguruar nga skena e xhirimeve.

© ZHURNAL 07.11.2018, 20:15 | T.E. | 833 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Mickosk: Zaevi të përgjigjet për ikjen e Gruevskit

Shkup, 14 nëntor - Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hirstijan Mickoski, përmes një statusi në profiling e tij në “Facebook” kërkon përgjegjësi nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për arratisjen e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

 

“Përgjegjësi për mënyrën e lëvizjes, metodat e arratisjes së Gruevskit duhet të kërkohet te Qeveria, më saktësisht te Zaevi dhe Spasovski. Edhe pse presioni, më saktë përndjekja politike që e bën Qeveria është i motivuar politikisht dhe është shumë i qartë, vet veprimin e arratisjes nuk e arsyetoj, nuk është opsion, posaçërisht që disa persona të tjerë dhe familjet e tyre do t’i vuajnë pasojat e një veprimi të tillë”, shkroi Mickoski.

© ZHURNAL 14.11.2018, 19:05 | B.L.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."