Këshilltari i Ministres Hoxha: Fjala e Zonjës Mogherini është më e fortë se zëri i do kukuvajkave
kosova
Këshilltari i Ministres Hoxha: Fjala e Zonjës Mogherini është më e fortë se zëri i do kukuvajkave

Këshilltari i Ministres Hoxha: Fjala e Zonjës Mogherini është më e fortë se zëri i do kukuvajkave

Skënder Berisha, Këshilltari për medie i ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social, ka reaguar pas emitimit të intervistës së Federika Mogherinit më 27 shkurt 2018, se pas miratimit të demarkacionit, liberalizohen vizat. Besoj se fjala e Zonjës Mogherini është më e fortë se zëri i do kukuvajkave, ka shkruar ai.

Ja postimi në rrjetin social:

“Po presim që sikur deri tash, edhe herën e tretë, Brukseli në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Dhjetor, ta mbajë fjalën! Besoj se fjala e Zonjës Mogherini është më e fortë se zëri i do kukuvajkave!”

© ZHURNAL 07.11.2018, 22:55 | T.E. | 521 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Bekteshi një ndër ministrat më të pasur në qeverinë e Zaevit

Shkup, 14 nëntor – Zhaklina Haxhi Zafirova nga Qendra e gazetarisë hulumtuese gjatë pranisë së saj në Studio1 ka zbuluar të rejat lidhur me platformën PEP (politically exposed person).

Projekt ky i financuar nga ambasada amerikane për gazetarët dhe për qytetarët që të sigurojë informacione të besueshme për funksionarët. Ueb platforma do jetë bazë e të dhënave për atë se cka disponojnë, niveli i familjes më të ngushtë, nëse janë të involvuar në ndonjë biznes, pasuria personale, nëse janë aksioner dikundi, me një fjalë të gjitha të dhënat të cilat i kanë deklaruar në Agjencinë për deklarim të pasurisë. Të dhënat do të azhurohen në nivel javor dhe do të përfshihen të gjitha storiet hulumtuese.

Haxhi Zafirova deklaroi se për momentin po skenohen 146 persona, deputet e ministra e më pas edhe kryetar komunash. Ministri më i pasur momentalisht është Koco Angjushev e më pas në top 6 e tyre jane edhe Kreshnik Bekteshi, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev etj.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:55 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."