Këshilltari i Presidentit tregon se për çfarë do të diskutojë Thaçi me Vuçiqin të enjten
kosova
Këshilltari i Presidentit tregon se për çfarë do të diskutojë Thaçi me Vuçiqin të enjten

Këshilltari i Presidentit tregon se për çfarë do të diskutojë Thaçi me Vuçiqin të enjten

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur në Bruksel për takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.Bekim Çollaku këshilltar i presidentit Thaçi, i cili gjendet në Bruksel ku nesër pritet të zhvillohet takimi në nivel presidentësh ka deklaruar për Radio Televizionin e Kosovës se në këtë takim do të diskutohet për modalitete e një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Raundi i katërt i besimeve në Bruksel që do të zhvillohet në nivel të presidenteve, sipas Çollakut do të diskutohet për marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe obliguese, e cila do të mbrojë interesin nacional të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës.

Në një lindje direkte nga Brukseli, Çollaku tha për RTK3 se formati i këtij takimi do të jetë i njëjtë dhe sipas tij pritet që nga ky takim të shënohet progres për rrumbullakimin e një marrëveshje përfundimtare.

“Ne jemi duke biseduar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe obliguese, e cila në vetvete do të përmbajë të gjitha çështjet e hapura dhe me këtë marrëveshje të mbrohet interesi nacional shtetëror i Kosovës dhe i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ai.

Çollaku nuk ka theksuar ndonjë afat kohor se kur mundet të arrihet një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që siç tha ai, kjo nuk varët vetëm nga Kosova por edhe nga pala tjetër.

Ai tha se marrëveshja përfundimtare Kosovë-serbi nënkupton edhe njohje reciproke.

© ZHURNAL 07.11.2018, 23:44 | T.E. | 887 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

LAJMI I FUNDIT (FOTO) Të shtëna me armë në Strasburg - Europarlamentarët “ngujohen” brenda PE-së

Strazburg, 11 dhjetor - Një person raportohet të ketë vdekur, nëse 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmjes së të martës pranë një tregu Krishtlindjeje në qytetin e Strasburgut, ndërkohë që policia thotë se i dyshuari i armatosur është ende në arrati.

“Një ngjarje tejet serioze që cënon sigurinë publike po ndodh në Strasburg. Banorët janë të lutur të qëndrojnë në shtëpi”, shkruante në rrjetin social “Twitter” ministri i Brendshëm francez.

“Të shtëna në qendrën e qytetit të Strasburgut. Faleminderit të gjithëve që qëndroni në shtëpi, derisa situata të qetësohet”, dërgonte mesazhin e tij zv.kryebashkiaku i qytetit, Alain Fontanel.

Por, më e rëndësishmja është “shtetrrethimi” i Parlamentit Europian që e ka selinë në Strasburg. Sipas asaj që bëhet e ditur, europarlamentarët, stafi shtesë dhe gazetarët e kanë patur të pamundur të dalin nga ndërtesa pas informimit për të shtëna.

PE është duke mbajtur aktualisht një seancë plenare, me qindra europarlamentarë dhe zyrtarë të tjerë që kanë shkuar si çdo muaj në Strasburg nga Brukseli.

© ZHURNAL 11.12.2018, 21:38 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."