Një shembull si ai i Blerim Bexhetit, për UÇK-në hapat e vegjël janë punë të mëdha
opinion
Një shembull si ai i Blerim Bexhetit, për UÇK-në hapat e vegjël janë punë të mëdha

Një shembull si ai i Blerim Bexhetit, për UÇK-në hapat e vegjël janë punë të mëdha

Shkruan: Shabi MATNJANI, ish-ushtarë i UÇK-së

Jam mësuar të dëgjojë lajme nga më të ndryshmet për bashkëluftëtarët e mijë, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, emblemën dhe kujtimet e së cilës i barti me vete dhe si emanet do ua lë fëmijëve të mijë. Jam mësuar të dëgjojë për degradimin e tyre, s’kamjen dhe përbuzjen ndaj tyre, edhe pse ishin pikërisht ata që ja ndryshuan konstruktin (Kushtetutën) Maqedonisë dhe sollën që shqiptarët të ndjehen Zot në vatrën e tyre. Përskaj gjithë këtyre nënçmimeve që më janë bërë rutin në si ndonjë refren kënge, para ca ditësh ritmin e këtij refreni ma prishi një jehonë shprese e respekti, kujdesi e vlerësimi. Është një gjest i vogël, por punët e mëdha fillimin e kanë me hapa të vegjël. Më erdhë “haberi” se kryetari i Komunës Saraj, Blerim Bexheti ka liruar nga pagesa e taksave komunale gjithë ushtarët e UÇK-së nga kjo komunë, një hap i guximshëm dhe një shembull edhe për kryekomunarët tjerë shqiptarë. Shembulli i Blerimit është një hap i vogël me domethënje të madhe! Është, pikërisht Blerim Bexheti që kujton të tjerët në politikë që vlerat e luftës nuk janë për tu tallur. Sot një punë e vogël ( e madhe) nga Blerimi, kohë më parë nga Izeti e në të atdhmen punën e madhe si gjithmonë e vulos Ali Ahmeti, me ndonjë ligj për ish-UÇK-në.

© ZHURNAL 07.11.2018, 23:07 | T.E. | 32,269 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Gruevski s'mund të kërkojë azil politik, a do të ekstradohet në Maqedoni?

Shkup, 14 nëntor - Njohësit e çështjeve juridike thonë se kërkesa e Nikolla Gruevskit për azil politik nuk qëndron, sepse organet e drejtësisë në Maqedonisë nuk e ndjekin për shkak të ideve apo bindjeve të tij politike, por për shkak të veprave kundërligjore që i ka kryer.

“Bëhet fjalë për vepra penale për të cilat ka dëshmi Prokuroria speciale se të njëjtat janë kryer nga ai dhe për të cilën tanimë kemi një rast ku kemi edhe aktgjykim të plotfuqishëm i cili e ka gjetur personin të fajshëm dhe sipas së cilit  ai duhet të vuajë dy vjet burg dënim në rastin “Tanku”. Kështu që asnjëra prej këtyre veprave nuk është vepër penale politike. Asnjëra prej këtyre veprave nuk është vepër për të cilën Gruevski ndiqet për shkak të ideve të tij politike. Ai ndiqet për keqpërdorim të detyrës së tij zyrtare dhe kjo është vepër penale ordinare, vepër penale e përditshme e cila ndodh në çdo shtet dhe për të cilën nuk jepet azil politik”, tha Besa Arifi, Profesoreshë Universitare.

Duke u nisur nga kjo dhe fakti që Hungaria është vend anëtar i BE-së, profesori universitar Temellko Risteski nuk beson që Gruevski do të fitojë azil politik.

“Nuk bëhet fjalë për bindjet dhe veprat politike. Unë besoj se ligjvënësi në Hungari i respekton standardet ndërkombëtare dhe nuk besoj se do të fitojë azil, nëse është i ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare që duhet të jetë sepse Hungaria është vend anëtar i BE-së”, u shpreh Temellko Risteski, Profesor Universitor.

Por duke pasur parasysh miqësitë mes Gruevskit dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, sa ekziston mundësia që ish-Kryeministri të ekstradohet? Nga Ministria e Drejtësisë na thanë se po e kompletojnë dokumentacionin për kërkesën për ekstradim dhe arsyetimi për të njëjtën. Nga atje gjithashtu shpjegojnë se Maqedonia dhe  Hungaria janë nënshkruese të Konventës Evropiane për ekstradim dhe kjo përbën bazë që vendi ynë të kërkojë ekstradim. Megjithatë profesoresha Besa Arifi thotë se edhe nëse Hungaria nuk e pranon kërkesën e Gruevskit për azil politik, organet e atjeshme mund të vendosin që i arratisuri të mos ekstradohet.

“Sa i përket ekstradimit i njëjti nuk është obligim politik për shtetin por është obligim moral. Dhe në këtë drejtim Hungaria mundet të mos e ekstradojë asnjëherë Grueskin edhe pse mund të jenë përmbushur të gjitha kushtet që ekstradimi të ndodhë. Në këtë rast gjith­çka varet nga vullneti i organeve administrative të shtetit hungarez të cilat mund të vendosin në mënyrë diskecionale, pa u arsyetuar shumë,  se a do të bëjnë ekstradim ose jo”, tha Besa Arifi, Profesoreshë Universitare.  

Edhe pse tani dhënia e azilit politik dhe ekstradimi janë në dorë të qeverisë hungareze, dy profesorët universitarë mendojnë se përmes presioneve dhe sanksioneve unioni evropian mund ta detyrojë Hungarinë ta kthejë Gruevskin në Maqedoni.

© ZHURNAL 14.11.2018, 18:03 | B.M.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."