Takimi Thaçi-Vuçiq mbahet në mbrëmje
kosova
Takimi Thaçi-Vuçiq mbahet në mbrëmje

Takimi Thaçi-Vuçiq mbahet në mbrëmje

Bruksel, 8 nëntor - Në mbrëmje do të mbahet takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Për dallim prej herëve të kaluara, që zakonisht takimet janë mbajtur në mëngjes, kësaj radhe pritet të fillojë në mbrëmje takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Thaçi do të takojë Vuçiqin, edhe pse zyrtarët serbë paralajmëruan mundësinë e dështimit të këtij takimi në shenjë proteste për taksën për 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur para pak ditësh për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një dreq, se me presidentin serb, duke përsëritur se takimet e tilla janë të vështira.

© ZHURNAL 08.11.2018, 11:06 | Xh.I. | 403 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

MPB: Nga nesër të obligueshëm zinxhirët dhe përgaditjet dimërore

Shkup, 14 nëntor - Nga nesër hyn në fuqi masa për mbajtjen e përgatitjeve dimërore nëpër vetura, si: zinxhirët, gomat dimërore etj.

Për mos pasjen e këtyre pajisjeve parashikohen gjoba deri në 45 euro ose heqje e poenëve nga libreza e vozitjes.

MPB njofton se nga nesër do të ketë kontrolle të shtuara për kontrollimin e këtyre pajisjeve.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:10 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."