Haradinaj: Nëse s’hiqen vizat, Thaçi të analizojë se a duhet të shkojë në takimet në Bruksel
kosova
Haradinaj: Nëse s’hiqen vizat, Thaçi të analizojë se a duhet të shkojë në takimet në Bruksel

Haradinaj: Nëse s’hiqen vizat, Thaçi të analizojë se a duhet të shkojë në takimet në Bruksel

Prishtinë, 8 nëntor - Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi duhet të shqyrtojë nëse duhet të shkojë në takimet e thirrura në Bruksel për bisedime me Serbinë, në rast se nuk liberalizohen vizat për Kosovën.

“Do të ishte shumë keq që nëse njërës palë në dialog, në këtë rast Kosovës dhe zotit Thaçi t’i thuhet hajde në dialog por qytetarët e tu nuk do të marrin liberalizimin. Thaçi është mirë të analizojë vet se çfarë të bëjë, duhet të analizojë se a duhet të shkojë në këto takime”, ka thënë Haradinaj në konferencë, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se agjenda e bisedimeve nuk mund të bëhet me disponimin e palës tjetër – Serbisë.

“Nëse veprohet kështu, atëherë duhet të jepen qartësi se çka është dialogu”.

© ZHURNAL 08.11.2018, 13:07 | Xh.I. | 347 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

MPB: Nga nesër të obligueshëm zinxhirët dhe përgaditjet dimërore

Shkup, 14 nëntor - Nga nesër hyn në fuqi masa për mbajtjen e përgatitjeve dimërore nëpër vetura, si: zinxhirët, gomat dimërore etj.

Për mos pasjen e këtyre pajisjeve parashikohen gjoba deri në 45 euro ose heqje e poenëve nga libreza e vozitjes.

MPB njofton se nga nesër do të ketë kontrolle të shtuara për kontrollimin e këtyre pajisjeve.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:10 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."