Hahn në fillim të dhjetorit viziton Kosovën
kosova
Hahn në fillim të dhjetorit viziton Kosovën

Hahn në fillim të dhjetorit viziton Kosovën

Prishtinë, 8 nëntor - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn, do ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit.

Kjo vizitë sipas Haradinajt përçon mesazhin se Kosova është kandidat serioz potencial për status të kandidatit në BE, sado që ka pranuar se ka ligje më specifike që kërkojnë votë të posaçme.

Haradinaj ndër të tjera pranoi se ka hezitim që Kosova të futet në agjendë e BE-së për liberalizimin e vizave.

© ZHURNAL 08.11.2018, 15:13 | Xh.I. | 232 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Bekteshi një ndër ministrat më të pasur në qeverinë e Zaevit

Shkup, 14 nëntor – Zhaklina Haxhi Zafirova nga Qendra e gazetarisë hulumtuese gjatë pranisë së saj në Studio1 ka zbuluar të rejat lidhur me platformën PEP (politically exposed person).

Projekt ky i financuar nga ambasada amerikane për gazetarët dhe për qytetarët që të sigurojë informacione të besueshme për funksionarët. Ueb platforma do jetë bazë e të dhënave për atë se cka disponojnë, niveli i familjes më të ngushtë, nëse janë të involvuar në ndonjë biznes, pasuria personale, nëse janë aksioner dikundi, me një fjalë të gjitha të dhënat të cilat i kanë deklaruar në Agjencinë për deklarim të pasurisë. Të dhënat do të azhurohen në nivel javor dhe do të përfshihen të gjitha storiet hulumtuese.

Haxhi Zafirova deklaroi se për momentin po skenohen 146 persona, deputet e ministra e më pas edhe kryetar komunash. Ministri më i pasur momentalisht është Koco Angjushev e më pas në top 6 e tyre jane edhe Kreshnik Bekteshi, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev etj.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:55 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."