Qeveria nuk e bën "hesap" Deharin në Kërçovë!
maqedonia
Qeveria nuk e bën "hesap" Deharin në Kërçovë!

Qeveria nuk e bën "hesap" Deharin në Kërçovë!

Kërçovë, 8 nëntor - Ish zv/Drejtori i ELEM, Fadil Limani ka apeluar autoritetet komunale të Kërçovës që të ngrenë zërin ndaj vendimit të fundit të Qeverisë lidhur me deponomin e mbeturinave në Xeheroren e Osllomesë.

Ai thotë se ky vendim është në kundërshtim me ligjin  dhe banorët e lagjes Osllome duhet ta kundërshtojnë atë.

Qeveria si duket për këtë vendim nuk ka marrë mendim as nga Komuna e Kërçovës.

Më poshtë apeli i plotë i Fadil Limanit:

Drejtuar, Bashkësive Vendore dhe Shoqatave të Diasporës së Kërçovës;

Të nderuar bashkëvendas, bashkëqytetarë të Kërçovës me rrethinë.
Sot, Qeveria ka sjellur edhe një vendim, i cili është në kundërshtim me sygjerimet, informacionet dhe vendimet e sjellura nga Këshilli Drejtues i ELEM, në lidhje me deponimin e mbeturinave në Xeheroren e T.C-Osllomesë.
Qeveria me këtë vendim hedh poshtë sygjerimet, mendimet dhe vendimin e Inspektoratit si dhe Ministrisë së Ekologjisë, e cila bazuar në ligjet e këtijë "vendi" doli me qëndrimin se;
"Nuk lejohet deponimi i mbeturinave në Xeheroren e TEC-Osllome ngase është në kundërshtim me rregullativat ligjere e që kanë të bëjnë me Deponitë... "
Me një fjalē nuk ekziston ligj, për deponi të përkohshme... Me çka vendimi i Qeverisë ështē në kundërshtim me ligjin !!!
Apeloj të gjithë banorët e anës së Osllomesë që të bëhen bashkë dhe kundër këtijë "Vendimi", i cili do t'u kushtojë jetë bashkë me gjeneratat që vijnë !!!
EDHE NJËHERË: KUSHDO QË TË JETË VENDIMI DHE NGA CILIDO QË ËSHTË SJELLUR, UNË SI FATMIR LIMANI NUK DO TË LEJOJ REALIXIMIN E TIJ.
Me këtë rast do të ndajë me Ju dhe opinionin e gjerë të gjithë rrjedhën e kësajë çështje përmes vendimeve të dokumentuara në vijim:

© ZHURNAL 08.11.2018, 15:55 | Xh.I. | 9,174 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

ZHURNAL MËSON Nesër protestë e mbi 200 të punësuarve në klinikën “Nënë Tereza”

Shkup, 10 dhetor –Nesër pritet të organizohet protestë nga stafi punues në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, mëson “Zhurnal”. Jozyrtarisht, nisma e më shumë se 200 punonjësve në klinikë, dhe e mbështetur nga Sindikata, nesër, gjatë pushimit të paraparë me ligj prej gjysmë ore, nga 10 deri në 10.30 minuta, për gjysmë ore do të mbajnë protestë kundër vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit për të rritur çmimin e parkingut, nga 300 në 800 denarë.

“Përveç se rritja reflekton drejtpërdrejtë në buxhetin tonë, kryetari i bashkisë direkt me një deklaratë personale na dëmtoi thellë dinjitetin tonë! Përveç se nuk pranojmë në mënyrë eksplicite vendimin, do të ofrojë sugjerime dhe zgjidhje të shëndetshme në interesin tonë dhe për pacientët! Hapi i radhës është që të bllokohet parkimi nga dita e nesërme”,thuhet në deklaratën nga organizatorët e grevës.

© ZHURNAL 10.12.2018, 23:19 | B.L.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."