Ambasadori i Britanisë pyetet për Shaqirin, përgjigja e tij është epike
kosova
Ambasadori i Britanisë pyetet për Shaqirin, përgjigja e tij është epike

Ambasadori i Britanisë pyetet për Shaqirin, përgjigja e tij është epike

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell  është përgjigjur në mënyrë diplomatike pyetjes së një tifozi për vendimin e Liverpoolit për të mos e marrë me vete Xherdan Shaqirin në Beograd në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së kampionëve, të cilën skuadra e Jurgen Klopp e humbi me rezultatin 2-0.

Një komentues e ka pyetur ambasadorin në Facebook, i cili ishte i hapur për pyetje, lidhur me mungesën e Shaqirit në Beograd, që bëri bujë në mediet botërore.

Ai është përgjigjur në mënyrë diplomatike: “Lojtarët e Everton nuk e kanë këtë problem”.

Jurgen Klopp vendosi ta lërë Xherdan Shaqirin jashtë listës së skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen në udhëtim në Ligën e Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës në kryeqytetin serb të martën, duke thënë se politika ka ndikuar në vendin e tij dhe jo siguria e shqiptarit. “Duke u bazuar në rrethanat, ne kemi vendosur që të mos e ftojmë Shaqirin. Kemi dëgjuar dhe lexuar për spekulimet se çfarë pritje mund t’i bëhet Shaqirit atje, dhe përkundër faktit se nuk kemi asnjë ide se çfarë do të ndodhte, dëshirojmë të shkojmë atje dhe të fokusohemi vetëm në futbollin dhe të mos mendojmë për asgjë tjetër”, kishte thënë Klopp para ndeshjes të cilën e humbi 2-0.

© ZHURNAL 08.11.2018, 17:48 | T.E. | 1,313 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Bekteshi një ndër ministrat më të pasur në qeverinë e Zaevit

Shkup, 14 nëntor – Zhaklina Haxhi Zafirova nga Qendra e gazetarisë hulumtuese gjatë pranisë së saj në Studio1 ka zbuluar të rejat lidhur me platformën PEP (politically exposed person).

Projekt ky i financuar nga ambasada amerikane për gazetarët dhe për qytetarët që të sigurojë informacione të besueshme për funksionarët. Ueb platforma do jetë bazë e të dhënave për atë se cka disponojnë, niveli i familjes më të ngushtë, nëse janë të involvuar në ndonjë biznes, pasuria personale, nëse janë aksioner dikundi, me një fjalë të gjitha të dhënat të cilat i kanë deklaruar në Agjencinë për deklarim të pasurisë. Të dhënat do të azhurohen në nivel javor dhe do të përfshihen të gjitha storiet hulumtuese.

Haxhi Zafirova deklaroi se për momentin po skenohen 146 persona, deputet e ministra e më pas edhe kryetar komunash. Ministri më i pasur momentalisht është Koco Angjushev e më pas në top 6 e tyre jane edhe Kreshnik Bekteshi, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev etj.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:55 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."