Thirrjet anti-shqiptare në Bularat, reagon Shoqata Çamëria
shqiperia
Thirrjet anti-shqiptare në Bularat, reagon Shoqata Çamëria

Thirrjet anti-shqiptare në Bularat, reagon Shoqata Çamëria

Për ngjarjet që ndodhen sot në Bularat, ka ardhur dhe një reagim nga Shoqata Çamëria.

Në një reagim “Çamëria”, shkruan se “Ndaj çdo deklarate qesharake të këtyre apatridëve që duan të relativizojnë ngjarjen, ne i pyesim: Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”?”

Reagim i Shoqatës Çamëria:

Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”?

Qendrimi apatrit i të gjithë aparaturës shtetërore është shenja më e qartë se shtetarët shqiptarë s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e mbi të gjitha nuk kanë atdhe. Lejimi i shpërthimit të “vorioepirotizmit” brenda territorit shqiptar, ku policia dhe diplomacia i bën sehir, vërteton atë që kemi thënë përherë: çdo cedim ndaj Greqisë, çdo varrezë që lejohet, sa herë heshtet për çështjen çame, hap orekset e sëmura të nacionalizmit grek. Shtetarët shqiptarë, po u ka mbetur më e vogla cilësi, sot duhet të reagojnë ashpër, përballë një rasti të paprecedent të rrezikimit të integritetit territorial të Shqipërisë.

Ndaj çdo deklarate qesharake të këtyre apatridëve që duan të relativizojnë ngjarjen, ne i pyesim: Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”? Do na mbështesni? Apo do i bëni fresk “vorioepirit” të injorancës suaj?

© ZHURNAL 08.11.2018, 21:45 | T.E. | 1,370 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

MPB: Nga nesër të obligueshëm zinxhirët dhe përgaditjet dimërore

Shkup, 14 nëntor - Nga nesër hyn në fuqi masa për mbajtjen e përgatitjeve dimërore nëpër vetura, si: zinxhirët, gomat dimërore etj.

Për mos pasjen e këtyre pajisjeve parashikohen gjoba deri në 45 euro ose heqje e poenëve nga libreza e vozitjes.

MPB njofton se nga nesër do të ketë kontrolle të shtuara për kontrollimin e këtyre pajisjeve.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:10 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."