Mançevski: Do të depolitizojmë administratën publike
maqedonia
Mançevski: Do të depolitizojmë administratën publike

Mançevski: Do të depolitizojmë administratën publike

Shkup, 8 nëntor - Në emisioni “Rruga Drejt”, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski tha se për herë të parë në historinë e vendit në këto 30 vite, do të bëhet depolitizimi i plotë i administratës publike.

Ne për herë të parë në histori kemi strategji për reforma në administratën publike ne plan konkret aksionarë me çka janë obliguar institucionet, cilat janë afatet, buxheti dhe cilat janë rezultatet e pritura dhe zbatimin mund ta ndjek çdokush. Ajo është për katër vitet e ardhshme. Një nga masat kryesore fillojmë ta zbatojmë menjëherë, dhe kjo ka të bëjë me depolitizimin. Pajtohem se kjo është shprehi 30 vjeçare dhe tashmë është bërë edhe shkencë. Dhe ne tani duhet ta ndryshojmë sistemin. Ky tashmë është mentalitet. Të mos mashtrohemi, të gjithë kemi miq nga cilado parti ose nga asnjëra parti që kërkon përmes ndonjë partie diçka. Por njerëzve duhet t’u tregojmë se kjo nuk shkon më kështu. Nuk do bëhet kjo brenda natës dhe nuk do jetë lehtë. Fillojmë nga shërbimi udhëheqës. Ne kaluam informatën në qeveri dhe e prezantuam konceptin dhe tani shkruhet ligji të cilin shpejtë do e prezantojmë për debat.

© ZHURNAL 08.11.2018, 21:46 | T.E. | 1,250 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Bekteshi një ndër ministrat më të pasur në qeverinë e Zaevit

Shkup, 14 nëntor – Zhaklina Haxhi Zafirova nga Qendra e gazetarisë hulumtuese gjatë pranisë së saj në Studio1 ka zbuluar të rejat lidhur me platformën PEP (politically exposed person).

Projekt ky i financuar nga ambasada amerikane për gazetarët dhe për qytetarët që të sigurojë informacione të besueshme për funksionarët. Ueb platforma do jetë bazë e të dhënave për atë se cka disponojnë, niveli i familjes më të ngushtë, nëse janë të involvuar në ndonjë biznes, pasuria personale, nëse janë aksioner dikundi, me një fjalë të gjitha të dhënat të cilat i kanë deklaruar në Agjencinë për deklarim të pasurisë. Të dhënat do të azhurohen në nivel javor dhe do të përfshihen të gjitha storiet hulumtuese.

Haxhi Zafirova deklaroi se për momentin po skenohen 146 persona, deputet e ministra e më pas edhe kryetar komunash. Ministri më i pasur momentalisht është Koco Angjushev e më pas në top 6 e tyre jane edhe Kreshnik Bekteshi, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev etj.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:55 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."