Rriten aksionet në SHBA, pasi Trampi njoftoi bashkëpunim me demokratët
bota
Rriten aksionet në SHBA, pasi Trampi njoftoi bashkëpunim me demokratët

Rriten aksionet në SHBA, pasi Trampi njoftoi bashkëpunim me demokratët

Aksionet kanë reaguar pozitivisht ndaj deklaratës së mbrëmshme të presidentit amerikan Donald Tramp se administrata dhe Senati do të bashkëpunojnë me shumicën e re demokratike në Kongresin për çështje të rëndësishme ekonomike.

Indeksi i aksionit industrial “Dou Xhons” mbrëmë u rrit për 400 pikë (pothuajse 2 për qind), duke e tejkaluar nivelin prej 26 000, besimi më shumë u rit në sektorin e teknologjisë dhe në shëndetësi.

Gjatë pres konferencës së mbrëmshme për shpalljen e rezultateve nga zgjedhjet e kongresit në SHBA më 6 nëntor, Tramp shprehu gatishmëri për bashkëpunimin bilateral.

Shtoi se nëse demokratët drejtohen me një plan për zhvillimin e infrastrukturës, për sigurimin shëndetësor dhe për sfera të tjera, ai do të negociojë.

“Do të jetë një bashkëpunim i shkëlqyer mes partive”, tha Tramp.

Ai bëri të ditur se nuk e ka ndërmend të bashkëpunoj me demokratët në hetimet lidhur me atë dhe u kërcënua me një përgjigje adekuate nga Senati.

“Nga aspekti politikë ajo është mirë për mua. Ne e mbajmë Senatin. Edhe tek ata (demokratët) ka shumë gjëra të dyshimta lidhur me rrjedhën e informacioneve të besueshme”, tha ai.

Aksionet para se të gjithash e mbështetën fundin e pasigurisë me zgjedhjet e kongresit.

Në zgjedhjet e kongresit në SHBA të martën shumicë nga Dhoma e Përfaqësuesve fitoi Partia Demokratike me së paku 221 vende deputetësh nga gjithsej 435. Republikanët e ruajtën shumicën në Senat.

© ZHURNAL 08.11.2018, 21:56 | T.E. | 831 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Protesta para Qeverisë me moton “Pa drejtësi nuk ka qetësi”

Shkup, 14 nëntor - Me moton “Pa drejtësi nuk ka qetësi” po zhvillohet protestë para godinës së Qeverisë. Organizatorë të protestës janë aktivistet Irena Ristiç dhe Meri Nikollova.

Protesta u paralajmërua nëpër rrjetet sociale kurse organizatorët kanë kërkuar që asaj t’i bashkohen edhe funksionarë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin Zaev i cili dikur ka protestuar bashkë me aktivistët për të kërkuar sundim të së drejtës.

Nisma për protestën në fjalë erdhi pas arratisjes dhe ikjes nga organet e rendit dhe të drejtësisë, të ish kryeministrit Gruevski.

© ZHURNAL 14.11.2018, 18:31 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."